E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon shkarkimin e zëvendësministrit të Kulturës

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka kërkuar të mërkurën shkarkimin e menjëhershëm të ndihmësministrit të kulturës së Serbisë, Dragan Kolarevic, meqë dikur ishte njëri prej bartësve të makinerisë propaganduese të regjimit jodemokratik të Slobodan Milosevicit.

Lideri i Partisë Demokratike vlerësoi se, përpilimi i regjistrave me emra të punëtorëve të njohur të kulturës, të cilët akuzoheshin si bartës dhe realizues të politikës shkatërrimtare anti-serbe, paraqet një vepër skandaloze dhe anti-civilizuese, që në formën më të tmerrshme në histori është parë në periudhën e nazizmit.

“Thirrja në kryengritje kundër atyre që mendojnë ndryshe dhe etiketimi diskriminues i qytetarëve që kanë qëndrim tjetër politik, është një akt që në botën e civilizuar meriton dënimin më të rëndë”, theksoi Tadic në një kumtesë për mediat serbe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›