E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja mund me penallti Italinë, në finale me Brazilin (VIDEO)

BonucciItali- Në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Konfederatave Italia humbet sërish ndaj Spanjës. Ka përsëritur finalen e Euro 2012, por këtë herë me penallti, 7-6.

E vetemja penallti e pashënuar ka qenë ajo e Bonucci-t, në 13 gjuajtje në total. Edhe pse Italia ka zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme në pjesën e parë dhe të dytë, duket se ajo për të cilin kishte folur Prandelli përpara kësaj sfide, shpirti i garës u ka munguar në minutat shtesë për të luftuar për fitore.

Nga gjuajtjet e penalltive nuk kanë gabuar emrat e mëdhenj të të dy skuadrave, portierët e të cilave nuk kanë mundur të presin asnjë goditje, por ka qenë mbrojtësi i Juventus, Bonucci, ai që ka gjuajtur mbi traversë të tijën, duke bërë që Italia të dilte e humbur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›