E Diel, 1 Nëntor 2026

Engel: Shqipëria i dha një mesazh BE-së se është gati për statusin kandidat

eeliot_538023960Tiranë- Shqipëria, edhe njëherë ka demonstruar se është demokraci në lulëzim dhe i ka dhene mesazh të qartë te Bashkimi Evropian se është e gatshme për status të kandidatit.

Është kjo deklarata e parë pas zgjedhjeve të së dielës e anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Eliot Engel i cili i ka vlerësuar si të suksesshme zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri.

Sipas Engel, të gjithë shqiptarët kanë arsye të shumta sot për të qenë krenarë në këto momente.

Ai thekson se është i gatshëm që të punojë me lidershipin dhe qeverinë e ardhshme shqiptare, duke i uruar fitoren koalicionit fitues.

Liderët politikë të Shqipërisë dhe populli, kabineti i ardhshëm i ministrave dhe anëtarët opozitarë nga i gjithë spektri politik, duhet ta dinë se Kongresi i Shteteve të Bashkuara qëndron krah për krah me Shqipërinë.

Engel, që është bashkëkryesues i grupit për çështjet shqiptare, thotë se shqiptarët mund të mbështeten tek ai në rrugën e tyre historike, pasi pak vende në botë kanë lëvizur aq shpejt si Shqipëria nga jodinjiteti i sistemit totalitar në dinjitetin dhe premtimet e dekokracisë së pjekur.

Kongresisti Engel gjithashtu falënderoi kryeministrin Sali Berisha për shërbimin e tij ndaj vendit. Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara gjatë qëndrimit të tij në këtë post, duke përfshirë edhe anëtarësimin në NATO, dhe unë i uroj atij gjithë të mirat mirë për të ardhmen, theksoi Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›