Gjendje e tendosur ne lagjet veriore te Shkupit
Pas vrasjes se pese maqedonasve para pak ditesh gjendja paraqitet here pas here e tensionuar ne lagjet e Shkupit prej nga ishin viktimat por dhe ne fshatra fqinje te banuar nga shqiptare. Ne kete kuader i eshte vene zjarri nje objekti komercial te nje shqiptari ne lagjen Radhishan. Organet e rendit ne Shkup nderkohe thone se nuk deshirojne te komentojne spekullimet e shumta te medias ne lidhje me vrasjet. Ministria e Brendeshme ben te ditur se autoret e krimit kane perdorur nje makine te tipit Opel te futur ne Maqedoni ne menyre ilegale nderkohe qe porosite qytetaret qe te manifestojne zemerimin permes protestave paqesore dhe jo me akte te dhunshme. Nga Shkui njofton Isak Ramadani