E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjetori i Titanikut rizgjon kujtimet

100 vjet me pare me 15 prill 1912 ne udhetimin e saj te pare anija me e madhe dhe luksoze e pasagjereve ne bote Titaniku u perplas me nje ajsberg ne Atlantikun e Veriut. Me pak se tre ore pas perplasjes dy te tretat e pasagjereve po mbyteshin ose po ngrinin ne ujrat a akullta dhe anija u fundos. Te ndjekim nje material per pervjetorin e asaj nate te paharrueshme.

Magjepsja me historine e mbytjes se Titanikut duket se nuk ka fund. Ne prag te pervjetorit nje version me tre permasa i filmit me popullor te te gjitha koherave Titanikut po del ne kinemate e gjithe botes. Ne Las Vegas vizitoret shkojne ne nje ekspozite objektesh te marra nga kati i poshtem i anijes.  Ka madje edhe nje pjese hekuri te vete anijes.

Vetem 710 nga 2000 pasagjeret arriten te shpetojne.

Sic eshte rrefyer ne nje film me te hershem Nje nate e paharrueshme Titaniku nuk kishte barka shpetimi te mjaftueshme. Grate dhe femijet perdoren shumicen e tyre. Ata qe u mbyten me anijen ishin kryesisht pasagjere te klasit te trete dhe burrat e te gjitha kategorive te udhetimit.

Paul Kurzman eshte sternipi i Isidor dhe Ida Shtrausit njujorkeze te pasur qe udhetonin ne kabinat e klasit te pare. Por ate nate ata nuk pranuar te perdorin privilegjin e klases.

Dhe Isidori tha persa kohe qe te kete mbetur edhe nje grua apo nje femije ne kete anije une si burre nuk do te perdor nje barke shpetimi.

E shoqja e tij Ida qendroi me te shoqin sic eshte portretizuar ne filmin Nje nate e paharrueshme.

Dhe pamja e tyre e fundit ishte ne krahet e njeri-tjetrit kur nje dallge e madhe e perfshiu anijen ndersa ajo fundosej.

Pas zbulimit te rrenojavwe te anijes ne 1985 shume kerkues e fotografuan ate dhe u mblodhen shume objekte perreth rrenojave.

Per nder te kujtimit te kesaj tragjedie dhe atyre qe humben jeten atje asgje nuk eshte hequr nga anija vete qe konsiderohet si objekt i shenjte.

Arlan Ettinger eshte President i nje kompanie ankandesh Guernsey qe po shet te 5 mije objektet.

Se shpejti anija nuk do te jete me per shkak te kushteve brutale te Atlantikut te Veriut. Keshtuqe ky koleksion realisht misheron kujtimin e Titanikut.

Richard Davenport Hines eshte autor i librit Udhetaret e Titanikut. Ai thote se ajo katastrofe akoma shkakton mahnitje sepse te sjell nder mend ate qe ai e quan arroganca e teknologeve.

Titaniku ishte nje shembull i qarte. Mendohej se ishte nje anije qe nuk mund te mbytej. Po lundronte me nje shpejtesi te tepruar ne ujerat e akullta me nje shpejtesi te rrezikshme sepse njerezit mendonin se ai nuk mund te mposhtej.

Ne fakt anija me madheshtore e kohes mund te kete deshtuar per shkak te pjeseve me te thjeshta.

Shkencetaret thone se vidat qe lidhnin skeletin e anijes ishin shume te dobeta dhe nuk e perballuan dot perplasjen keshtuqe anija u ca si nje flete metalike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›