E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luis Suarez kercenohet me jete nga tifozet e Liverpulit

Çeshtja e Luis Suarez merr një kthesë të rrezikshme dhe kalon kufijtë e sportit.
Sulmuesi uruguajan ka marrë kërcënime me jetë nga tifozët e Liverpulit.
Mediat angleze kanë publikuar mesazhet në rrjetin social Tuiter.
Tifozët nuk e kanë pritur aspak mirë idenë që Suarez do të largohet nga skuadra e tyre.
Sulmuesi, i cili ka kërkuar vetë largimin nga Liverpuli kërkohet nga shumë skuadra, por me shumë mundësi ai do të transferohet të skuadra londineze e Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›