E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja nis pergatitjet kunder Kilit

Me mungesa në rradhët e titullarëve dhe me tre lojatrë debutues, kombëtarja spanjolle ka nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore të së premtes kundër Kilit dhe atë për eliminatoret e Euro 2012 kundër Litenshtejnit që do të luhet katër ditë më pas. Tekniku kampion bote, Vicente del Bosque, i detyruar nga dëmtimi i disa prej lojtarëve më të rëndësishëm përfshir Carles Pyjol dhe Gerard Pique, ka grumbulluar në skuadër tre futbollistë të përfaqësueses U-21.

Alberto Botia i Sporting Gijon, Alvaro Dominguez i Atletico Madrid dhe Martin Montoya i Barcelonës do të debutojnë me fanelën “Roja” në dy sfidat e radhës, ndërsa Del Bosque ka lënë jashtë dy veteranët Joan Capdevila dhe Carlos Marchena, të cilët ishin pjesë e triumfit në Botërorin 2010. Spanja kryeson Grupin I eliminator me pikë të plota pas 5 ndeshjeve të luajtura deri tani, ndërsa në Litenshtejn do të kërkojë të sigurojë matematikisht kualfikimin për në finalet e Euro 2012.

Edhe Argjentina ka zbarkuar në Indi, ku do të luajë kundër Venezuelës në një ndeshje miqësore. Kjo është sfida e parë për teknikun Alejandro Sabella, i cili zëvendësoi në pankinën argjentinase Sergio Batista. Për të bërë një debutim dinjitoz, trajneri ka grumbulluar në skuadër të gjithë futbollistët më të rëndësishëm, përfshirë yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›