E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja nje fitore larg rekordit te Holandes


Me suksesin e arritur në Pragë përballë Republikës Çeke, Spanja është vetëm një fitore larg rekordit absolut, të mbajtur nga përfaqësuesja e Holandës, prej 14 fitoresh radhazi në ndeshjet zyrtare.

Kampionët e botës në fuqi nisën serinë e tyre të mrekullueshme që në fazën e grupeve të Botërorit përballë Hondurasit. Që prej atëherë, iberikët kanë mposhtur Kilin, Portugalinë, Paraguajin, Gjermaninë, Holandën, Lihtenshteinin (dy herë), Lituaninë (2 herë), Skocinë dhe Republikën Çeke (2 herë).

Nëse ditën e martë, në Alikante, do të regjistrohet një sukses edhe përballë Skocisë, atëherë do të barazohej rekordi i mbajtur nga përfaqësuesja e “tulipanëve”.

Për më tepër, Spanja ka 21 fitore radhazi në ndeshje kualifikuese dhe 26 takime që nuk njeh humbje. Për herë të fundit, “demat” gjunjëzoheshin në 7 tetor të vitit 2006, nga një 2-0 përballë Suedisë, në një kualifikuese për Europianin e Austrisë dhe Zvicrës.

Ndeshja ndaj Skocisë do të jetë e veçantë edhe për portierin Casillas, që me ndeshjen e tij të 126 me kombëtaren do të barazojë rekordin e legjendës së portës spanjolle, Zubizarretas.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Argjentina shkatërron Kilin
Kombëtarja e Argjentinës, e udhëhequr nga i përhershmi Lionel Messi, i dha një mësim të mirë Kilit, në një fitore 4-1 në ndeshjen e parë kualifikuese të Amerikës së Jugut për Botërorin e 2014-s. Anglia dënon Rooney: Një idiot në qarkullim
”Një idiot në qarkullim”, ky është titulli metë cilën “Times” vendos në faqen kryesore, duke iu referuar kartonit të kuq të marrë në gjanxehtësi e sipër nga sulmuesi Rooney, në barazimin 2-2 të arritur në Malin e Zi, në një ndeshje kualifikuese të Euro 2012. Franca "dërrmon" Shqipërinë
Shqipëria është turpëruar edhe më keq në ndeshjen me Francën, e kjo jo për faktin e rezultatit 3-0, por se nuk kanë arritur asnjëherë të pasojnë më shumë se dy herë topin, e jo më të mendonin për të goditur portën kundërshtare. Guardiola befason: Çdo ditë mendoj largimin
Që në moshën 25-vjeçare, mendoja se në të ardhmen do të bëhesha një trajner. Megjithatë, nuk ka ditë që të mos mendoj për largimin tim. Konfratat afatgjata më trembin shumë”. UEFA, 110 mijë euro gjobë Barcelonës
Barcelona u ndëshkua ditën e sotme me 110 mijë euro gjobë nga ana e UEFA-s, pasi disa tifozë ultras të saj lëshuan sende të forta në fushë në Monako, gjatë ndeshjes së Superkupës së Europës përballë Portos.

Lajmet kryesore

Ceremoni zyrtare për lamtumirën e fundit të Alisë
Funerali, te dielën
Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Minatorët, pakti nuk zbatohet
EKG, në rrethe nuk ka pajisje
Media britanike flet për vdekjen e Alisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›