E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia denon Rooney Nje idiot ne qarkullim


”Një idiot në qarkullim”, ky është titulli metë cilën “Times” vendos në faqen kryesore, duke iu referuar kartonit të kuq të marrë në gjanxehtësi e sipër nga sulmuesi Rooney, në barazimin 2-2 të arritur në Malin e Zi, në një ndeshje kualifikuese të Euro 2012.

Jo më pak të ashpra edhe titujt e gazetave të tjera që nënvizojnë faktin se sjellja e papjekur e yllit të Manchester United rrezikoi të vendoste në rrezik kualifikimin për në evenimentin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë.

”Ishte një gjest tërësisht i pajustifikueshëm, një budadallëk që mund t’i kushtonte shtrenjtë kombit të tij”, komentonte “Daily Mirror”. Dhjetë futbollistët e mbetur në fushën e zjarrtë të Podgoricës vlerësohen si heronj nga “The Guardian”, që titulloi: “Anglia brenda, Rooney jashtë”, duke iu referuar kualifikimit të ardhur pas barazimit të vuajtur.

Një pjesë e madhe e mediave e lidhi presionin me të cilin Rooney luajti në fushën e lojës me stresin që mund t’i ketë krijuar arrestimi i babait, i vendosur nën pranga vetëm një ditë më parë, për përfshirjen në një rrjet bastesh të paligjshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Spanja, një fitore larg rekordit të Holandës
Me suksesin e arritur në Pragë përballë Republikës Çeke, Spanja është vetëm një fitore larg rekordit absolut, të mbajtur nga përfaqësuesja e Holandës, prej 14 fitoresh radhazi në ndeshjet zyrtare. Argjentina shkatërron Kilin
Kombëtarja e Argjentinës, e udhëhequr nga i përhershmi Lionel Messi, i dha një mësim të mirë Kilit, në një fitore 4-1 në ndeshjen e parë kualifikuese të Amerikës së Jugut për Botërorin e 2014-s. Franca "dërrmon" Shqipërinë
Shqipëria është turpëruar edhe më keq në ndeshjen me Francën, e kjo jo për faktin e rezultatit 3-0, por se nuk kanë arritur asnjëherë të pasojnë më shumë se dy herë topin, e jo më të mendonin për të goditur portën kundërshtare. Guardiola befason: Çdo ditë mendoj largimin
Që në moshën 25-vjeçare, mendoja se në të ardhmen do të bëhesha një trajner. Megjithatë, nuk ka ditë që të mos mendoj për largimin tim. Konfratat afatgjata më trembin shumë”. UEFA, 110 mijë euro gjobë Barcelonës
Barcelona u ndëshkua ditën e sotme me 110 mijë euro gjobë nga ana e UEFA-s, pasi disa tifozë ultras të saj lëshuan sende të forta në fushë në Monako, gjatë ndeshjes së Superkupës së Europës përballë Portos.

Lajmet kryesore

Ceremoni zyrtare për lamtumirën e fundit të Alisë
Funerali, te dielën
Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Minatorët, pakti nuk zbatohet
EKG, në rrethe nuk ka pajisje
Media britanike flet për vdekjen e Alisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›