E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja nje hap me prane disa prej ligjeve me strikte kunder duhanit

Spanja eshte nje hap me prane zbatimit te disa prej ligjeve me strikte kunder duhanit ne Bashkimin Evropian.

Nje komision parlamentar miratoi dje projektligjin qe do te ndaloje duhanin ne te gjitha vendet publike perfshi baret dhe restorantet.

Duhani do te ndalohet gjithashtu ne shkolla spitale dhe parqe ku luaje femijet.

Projektligji ka mbeshtetjen e kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero. Legjislacioni pritet te miratohet nga senati dhe te kthehet ne ligj me 2 janar.

Ligji i tanishem i lejon pronaret e bareve dhe kafeneve te vendosin ne se njerezit mund te pine duhane ne restorantet e tyre.

Disa pronare thone se ligji i ri do te demtoje bizneset e tyre ku cigarja me nje birre dhe tapas eshte tradite ne Spanje.

Por perkrahesit e ligjit thone se ai do te shpetoje jete njerezish.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›