SHBA Roli i zevendesuesve politike ne fushaten elektorale

Zonja e Pare Michelle Obama ish kandidatja republikane per postin e nen presidentes Sarah Palin dhe ish presidenti Bill Clinton jane angazhuar nga partite e tyre qe te zhvillojne fushate per kandidatet qe ndjehen te rrezikuar ne zgjedhjet e nentorit per Kongresin amerikan. Materiali ne vazhdim mundohet ti jape pergjigje pyetjes se perse keta njerez mund te kene ndikim tek votuesit amerikane nderkohe qe udheheqesit aktuale te partive si presidenti Barak Obama po hasin veshtiresi qe ti terheqin ata.
Me nje mbeshtetje prej 20 perqind me shume se sa bashkeshorti i saj Zonja e Pare Michelle Obama po zhvillon nje fushate te fuqishme per te terhequr pjesmarresit ne garat e veshtira per demokratet.
Zonja Obama ka krijuar nje imazh pozitiv me programet e saj shendetesore per uljen e peshes permes ushtrimeve dhe dietes. Ndryshe nga bashkeshorti i saj ajo nuk eshte perfshire ne debatin mbi kujdesin shendetesor dhe ndihmen ekonomike per instuticionet ne nevoje.
Femijet e mi jane gjeja kryesore per mua dhe shpresa ime per te ardhmen e tyre eshte ne thelb te gjithckaje qe une bej.
Ndoshta nje mesazh i thjeshte por me peshe politike thote gazetari i Politico-s Andy Barr.
Ska dyshim qe eshte politike. Ne te gjitha dekleratat qe ajo ben percjell nje mesazh nga Shtepia e Bardhe. Grate e moderuara mund te joshen nga keto deklarata dhe jane po ato qe votuan ndjeshem per Obamen per president. Por tani anketat tregojne se grate e moderuara po e mbeshtesin me shume kauzen republikane.
Amerika nuk ka ndonje problem qe zgjedhjet e stilit te vjeter te mos mund ta zgjidhin.
Ish kandidatja republikane per postin e zevendes presidentes ka bashkuar grate permes nje fushate qe parashikon mbrojtjen e amerikaneve nga cenimi qe paraqet qeveria e zgjeruar.
Ja se si gazetari politik Mike OBrien e pershkruan fushaten e zonjes Palin.
U flet nenave ne menyre figurative me forcen dhe guximin qe ka nena arushe e cila eshte e gatshme te sulmoje dhe mbroje.
Zonja Palin e perdori sinonimin Nena Arushe per kandidatet republikane qe konkurruan dhe fituan zgjedhjet paraprake ne fillim te vitit.
Por disa te pakenaqur nga Palin e kane distancuar veten nga ajo nderkohe qe pergatiten per zgjedhjet. Nderkohe qe zonja Palin zhvilloi fushate javen e kaluar ne Kaliforni kandidatja republikane per Senat Carly Fiorina dhe kandidatja per guvernatore Meg Whitman qendruan larg duke thene se ishin te zena.
Carly Fiorina eshte Nene Arushe. Por ajo qe themi ne eshte se pikpamjet e tyre rreth se drejtes se grave per te zgjedhur per shtatezanine jane shume ekstreme per Kalifornine.
Nje figure familjare ne fushate eshte edhe ish presidentit demokrat Bill Clinton.
Ajo qe kerkojme eshte vetem dy vite te tjera. U dhate atyre tete vjete per te hapur nje grope te pakten na jepni ne dy vite qe dalim nga gropa.
Republikanet u munduan ta shkarkonin Clintonin ndersa ishte ne Shtepine e Bardhe. Kohet e fundit ai eshte marre me ndihma per njerezit ne nevoje permes Nismes Globale Clinton. Mbeshtetja per te eshte e larte.
Demokratet kane lidhje pozitive me Clintonin dhe u pelqen ta kene prane. Ai nuk ka bere gje qe te demtoje demokratet.
Ajo qe te bie ne sy ne fushaten e sivjetshme eshte mungesa e ish presidentit republikan Xhorxh Bush.
Ai eshte nder politikanet me te papelqyer deri me sot dhe jam i sigurte qe kjo do te ndryshoje sikurse ka ngjare per pothuajse te gjithe presidentet. Por per tani mbetet i papelqyer.
Analistet thone se eshte e veshtire te parashikohet se cfare ndikimi do te kene zevendesuesit ne votime. Por ata po e shtojne vemendjen ndaj zgjedhjeve qe eshte mjaft e nevojshme. Zgjedhjet per 435 vendet qe ka Dhoma e Perfaqesuesve dhe 37 vende nga 100 qe ka Senati amerikanmund te ndryshojne harten elektorale. Nese republikanet marrin kontrollin e Dhomes se Perfaqesuesve perpjekjet e presidentit Obama per politikat e brendeshme do te ngadalesohen.