Spanja ruan kryesimin në renditjen e FIFA-s
Spanja vazhdon të kryesojë sërish renditjen e FIFA-s edhe për muajin mars. Kampionët e Evropës qëndrojnë sërish në krye të përfaqësueseve kombëtare në kuotën e 1729 pikëve. Pas tyre vjen menjëherë përfaqësuesja gjermane e drejtuar nga Joakim Lev. Holanda pozicionohet e treta me 1360 pikë, dy më pak se Gjermania. Italia e Marçelo Lipit ka zbritur poshtë Brazilit në klasifikim, në vendin e pestë. Brazili i Karlos Dungës ngjitet në vendin e katërt me 1275 pikë, katër pikë më shumë se Italia kampione e botës.