Spanja vijon të zhytet gjithnjë e më tepër në recesion

Spanja vijon të zhytet gjithnjë e më tepër në recesion. Madridi raportoi se ekonomia spallonje ka rënë 0,4 për qind, në periudhën prill-qershor, ndërkohë që filloi zbatimi i masave shtrënguese buxhetore të qeverisë. Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia e vendit u tkurr me 0,3 për qind. Me rreth 25 për qind të spanjollëve pa vende pune dhe me deficitin buxhetor në vend të tretë për nga përmasat në eurozonë, Spanja ka hasur vështirësi për të rritur ekonominë e saj. Fqinjët europianë kanë rënë dakord për një plan shpëtimi për sistemin bankar spanjoll. Disa analistë thonë se edhe qeveria mund të jetë e detyruar të kërkojë një paketë shpëtimi, ashtu si kanë bërë tashmë Greqia, Irlanda dhe Portugalia.
Katalonja, rajoni industrial në verilindje të Spanjës, tha të martën se do të kërkojë më shumë se 6 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria qendrore për të përmbushur detyrimet e pagesave të borxhit të saj. Agjencia e Vlerësimit “Moddy`s”, në raportin e fundit thekson se Europa për të dalë nga kriza ekonomike ndodhet në gjysmën e rrugës. Në këtë raport nënvizohet fakti se Italia, Spanja dhe Portugalia mund të dalin nga gjendja aktuale brenda vitit 2013 nëse do të dinë të kryejnë reformat në mënyrën e duhur. Në spanjë ndodhet Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompui për një takim zyrtar me kryeministrin Mariano Rajoy, me focus në zgjidhjen e krizës së saj të deficitit buxhetor. Rajoy dhe Rompuy takohen një javë përpara se Banka Qendrore Europiane të diskutojë masat e reja për të ndihmuar në uljen e kostove të borxhit të vendeve europiane të prekura rëndë nga kriza.