Qeveria do te subvencionoje fasonet
Fasonistët do të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme nga qeveria. Deklarata është bërë nga numri 1 i ekonomisë, Edmond Haxhinasto, gjatë vizitës që ai zhvilloi në dy kompani të madhe fasone në qytetin e Beratit. Sipas tij, ky sektor do të mbështet përmes aseteve shtetërore si dhe përmes subvencionimit të projekteve të tyre investuese.
“Ndodhem këtu për të parë këto investime në qytetin e Beratit dhe ju them se është sukses i politikës së qeverisë për t’i dhënë këto asete sipërmarrjes private në kuadër të nismës sonë “Shqipëria 1 Euro”. Ndërsa ka shtuar se : “Vlersoj këtë cilësi të lartë investimi, infrastrukturë dhe faktin që jan punësuar 300 punëtorë, këto ambjente kanë qënë të shkatërruara janë ambjente moderne që punojnë për firma prestigjoze të një cilësie të lartë. “Kjo industri ka nevojë për mbështetje të mëtejshme dhënien e aseteve shtetërore për të investuar në to biznesi privat dhe çështje të tjera në mbështetjen, përqëndrimin e politikave subvensionuese, për të promovuar eksportet, Shqipëria ka eksportet në rritje, tregues pozitiv për bizneset fasone, të cilët janë punëdhënësit më të mëdhenj”- ka pohuar ministri Haxhinasto, i cili ka theksuar se punësimi është objektiv madhor i kësaj qeverie.