Befasi se jo mahi, "gënjehen" edhe bastoret

Turneu prestigjioz i tenisit "Wimbledon" sivjet është duke u përshkuar me plot befasi. Pas eliminimit të hershëm të Rafael Nadal, tani ky turne mbeti edhe pa dy emra të mëdhenjë të këtij sporti.
Roger Federer është eliminuar nga ukrainasi Sergiy Stakhovsky i cili është i rënditur në vendin 116 në ATP ranglistën e tenisit botëror. 1.01 ishte parashikuar në bastore fitorja e Federerit ndërsa 29 fitorja e teniserit ukrainas.
Befasi e madhe ishte edhe eliminimi i Maria Sharapovas. Tenistja ruse u eliminua nga portugezja e panjohur Larcher De Brito në 2 me 0 në seta. 21 me 1.10 ishte koeficienti i kësaj përballje./Indeksonline/