Brazili në finale, Uruguaj në shtëpi

Brazili ka arritur të kaloj në finale të Kupës së Konfederatave duke e mposhtur me rezultat 2 me 1 Uruguajin. Diego Forlan pati mundësinë e parë për gol por që dështoj të shënoj nga penalltia në fillim të ndeshjes.
Një aksion të bukur nga Neymar, Fred e shëndrroj në gol në minutën e 41 të ndeshjes. Në fillim të pjesës së dytë, Uruguaj barazoj me golin e Cavanit në minutën e 48.
Golin e fitores që Brazilin e dërgoi në finale e shënoj Paulinho në minutën e 86 të ndeshjes. Brazili në finale do të takohet me fituesin e duelit Spanjë-Itali./Indeksonline/