E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje 5 milione te papune sipas shifrave zyrtare

Shifrat e fundit nga burime zyrtare ne Spanje flasin per 5 milion njerez te regjistruar si te papune ne muajin Prill.
Numri i spanjolleve ne kerkim te nje vendi pune arriti ne 46.000 vete ne muajin e kaluar.
Duke marre ne konsiderate faktore te ndryshem si industria, punet sezonale ne degen e turizmit, numri i te papuneve u rrit per 1 muaj.
Nje grua e re e punesuar ne nje nga qendrat periferike te Madridit shprehu shqetesimin e saj si punonjese rreth veshtersive te gjetjes se nje vendi pune.

“Eshte shume e veshtire. Ketu nuk ka pune dhe jemi ne nje zone ku aktualisht ka shume shkurtime.Une dua te gjej ndonje pune edhe nese ajo eshte vetem per 2 ose 3 muaj”

Por gjendja reale konsiston te jete shume me keq nga c’pasqyrohet nga shifrat e Ministrise se Punes.
Sondazhet flasin per 6.2 milion te papune ne tre mujorin e pare te ketij viti qe eshte e barazvlefshme me 27.16% te fuqise punetore ne vend.
Niveli aktual i papunesise ne Spanje eshte e dyta me e larte ne Evrope pas Greqise. Papunesia ne Spanje ka shenuar rritje cdo 3-mujor qe nga mesi i vitit 2011.
Qeveria parashikon qe niveli i papunësisë të mbetet mbi 24 për qind deri në vitin 2016. Prej 4 vitesh spanja po kalon Spanja recesion te thelle qe e ka detyruar qeverine vendase te ndermarre masa drastike shkurtimesh ne buxhet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›