Spanje Bankia kerkon ndihmen e shtetit
Banka spanjolle Bankia, pjesërisht e shtetëzuar ka kërkuar sërish mbështetjen e qeverisë së Madridit për një ndihmë prej 15 miliardë eurosh. Për tu bërë ballë humbjeve të shkaktuara nga sektori imobiliar për Bankia shërbejnë mjete të tjera financimi. Gjithsesi ministri i ekonomisë spanjolle Luis de Guindos ka premtuar se qeveria është e gatshme të injektojë të paktën edhe 9 miliardë euro në këtë bankë për të mbuluar humbjet e sektorit të pasurive të patundshme. Kjo bankë ka altualisht rreth 10% të depozitave të spanjollëve. Duke parë vështirësitë e Bankia, bursa e Madridit ka qenë e detyruar të pezullojë aksionet e bankës. Ekspertët e bursës së Madridit shpjegojnë arsyet se përse e kanë ndaluar shkëmbimin në tregun financiar të aksioneve të Bankias.
Arsyeja se përse pezulluam titujt e Bankia është sepse kërkojmë tu japim investitorëve dhe tregut më shumë kohë për tu njohur me informacionet dhe të dhënat e reja të tregut.
Bankia ka pësuar humbje të mëdha për shkak të rritjes së kredive të këqija nga sektori i shtëpive që nga viti 2008. Ndërkohë janë shtuar shqetësimet se Bankia sëbashku edhe me disa institute të tjera spanjolle mund të kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve duke e bërë edhe më të rëndë rrezikun për eurozonën.
Deri tani shteti ka shpenzuar 4,5 miliardë euro dhe ndoshta do t’i duhet t’i drejtohet tregut për të mbledhur fonde të tjera të nevojshme. Paks kohë më parë qeveria mori 45% të aksioneve të Bankias me qëllim ndihmën e përkohëshme në furnizimin me likuiditet të saj.