E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa ndihmen nga jashte Greqia falimenton ne Korrik

Kryeministri i përkohshëm grek Panajotis Pikramenos pas kthimit nga samitit i fundit në Bruksel ka takuar presidentin Karolos Papulas. Ai i ka përcjellë mesazhin presidentit se udhëheqësit europianë dëshirojnë që Greqia të qëndrojë në Eurozonë, por ndërkohë presin që Athina të vijojë angazhimet e saj për paketën e shpëtimit. Zyrtarë grekë por edhe ekonomisë dhe bankierë të ndryshëm ndërkombëtarë prej disa ditësh japin alarmin se pa fondet e ndërkombëtarëve Greqia ka para të mjaftueshme vetëm për dy muaj dhe mund të falimentojë brenda muajit korrik.
Pas orëve të gjata bisedimesh liderët e BE i kanë kërkuar Greqisë që të mos heq dorë nga reformat e masave të kursimit dhe programit të saj të kreditimit.

"Përkundër asaj që është thënë në ditët e fundit, dhe pavarësisht se çfarë është duke u shkruar në ditët e fundit në gazeta, të gjithë partnerët tanë evropianë duan që vendi ynë të mbetet në zonën e euros, dhe për këtë arsye kemi pasur diskutime intensive lidhur me nevojën për zbatimin e Masave specifike të rritjes që do të ndihmojnë vendin tonë të zhvillohet dhe të luftojë papunësinë. Dua të them se të gjithë partnerët tanë evropianë besojnë se s’ka asnjë dyshim që Greqia nga ana saj do të vazhdojë me angazhimet që ka rënë dakord,

Huadhënësit e Greqisë kanë insistuar në një raport pozitiv mbi reformën greke përpara se të japin këstin e dytë të ndihmës të parashikuar në vlerën e rreth 4 miliardë euro në fund të qershorit.
Zëdhënësi i ministrisë së Financave gjermane në një deklaratë të fundit ka deklaruar se Greqia nuk ka nevojë për financimin e menjëhershëm nga jashtë kështu që nuk do të jetë një problem nëse kësti tjetër i ndihmës për vendin të vonojnë edhe disa javë.
Raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare greke do të mbahet më 17 qershor dhe deri më tani sondazhet kanë nxjerrë në avancë Syrizën, partinë radikale të së majtës e cila është shprehur kundër programit shtrëngues të akorduar me trojkën ndërkombëtare
Gjithashtu nga një sondazh i fundit i institutit të Cështjeve Publike rezulton se shumica dërrmuese e grekëve, 85 për qind e tyre duan të qëndrojnë në eurozonë. Por në të njëjtën kohë ata kundërshtojnë masat shtrënguese të akorduara me BE-në dhe FMN, sic janë ulja e pagave dhe pensioneve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›