E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli pret kongresmenet e SHBA-se

Kryetarja e Kuvendit priti një delegacion me përfaqësues të Partisë Republikane në SHBA, mes tyre dhe kongresmenin Robert Aderhot. Delegacioni i kongresmeneve qe po vizitojnë Shqipërinë i vlerësuan ndryshimet në Shqipëri, befasuese dhe gati të paimagjinueshme. Kjo- tha kryetarja e Kuvendit është mrekullia e lirisë, për të cilën shqiptarët sakrifikuan shumë mund e jetë, ndërësa u shpreh me mirënjohje për mbështetjen historike të shteteve të bashkuara ndaj kombit shqiptar.
“ Në këtë 100 Vjetor të shtetit, shqiptarët u janë thellësisht mirënjohës SHBA, për rolin historik të Presidentit Ëillson në ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, pas Luftës së Parë Botërore, e më pas në vendosjen e demokracisë, kontributit historik për pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO- theksoi kryeparlamentarja Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›