Spanje Barcelona barazon

Në javën e tretë të Ligës BBVA ajo që bie në sy është ndalesa e Barcelonës, e cila ka barazuar me rezultatin 2-2 në takimin me Real Sociedadin në transfertë.
Dukej një fundjavë si të tjerat në kampionatin spanjoll, por katalanasit e fillojnë ndeshjen pa yjet e tyre kryesorë, duke menduar për ndeshjen e Champions-it në mesjavë me Milanin.
Shumë shpejt skuadra e Guardiolës e sheh veten në avantazh të dy golave, në fillim Xavi dhe më pas Fabregas thyajnë portierin e Sociedadit, por nuk mbyllet lehtë si gjithmonë kjo ndeshje për Barcelonën.
Në pjesën e dytë është Agiretkse që ngushton diferencën, ndërsa për golin e dytë mendon David Vija që bën një gabim duke kthyer topin nga mesfusha te portieri Valdes, por nga ky gabim përfiton Grizman për të çuar shifrat në 2-2.
Ndërkohë, ka përfituar Reali Madridi nga ky hap fals i kundërshtarëve të tyre pasi ka fituar 4-2 ndaj Getafes. Dy gola të Benzema, një i Kristiano Ronaldos me 11-metërsh dhe në fund një gol i Higuain i japin këto tre pikë skuadrës së Mourinjos, që merr dhe kryesimin e klasifikimit, ndërkohë që për Getafen nuk mjaftojnë dy golat e shënuar nga Miku.
Edhe takimi tjetër mes Vilarealit dhe Seviljes ka përfunduar në barazim 2-2.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Bundesliga, 7 gola për Bayern Munchen
Bayern Munchen shënon një tjetër fitore në Bundesligën gjermane. Seria A, Napoli merr tre pikë
Napoli ka filluar mirë këtë sezon të Serisë A duke marrë tre pikët e para. Nis Superliga
Ka startuar sezoni i ri i Superligës me dy ndeshjet e pasdites Vllaznia-Laçi dhe Bylis-Shkumbini. Maradona: Nuk shoh më ndeshjet e Argjentinës
Që kur ka lënë pankinën e Argjentinës, Diego Armando Maradona nuk ka parë më garat e skuadrës dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë dëshirë të kthehet ta stërvisë. Bundesliga, Leverkusen shkatërron Augsburg
Ekipi i Augsburg është mundur në shtëpi 4-1 nga Bayer Leverkusen, në ndeshjen që hapi javën e pestë të kampionatit gjerman.
Lajmet kryesore
Lamtumira e gjykatësit Konomi
Homazhe në Vlorë, e percjellin mijëra qytetarë e kolegë
SHBA përkujton viktimat
“Saliu keqpërdori proamerikanizmin”
Prrenjas, aksident në minierë, 1 i vdekur
Elbasan-Rrogozhinë, aksident, dy të vdekur