E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizi shkembim zjarri ndermjet ushtrise dhe te dyshuarve per terrorizem

Në zonën malore të Kaserin në kufi me Algjerinë, ushtria tuniziane është përplasur me një grup që dyshoheshin për terrorizëm.
Pikërisht në këtë zonë ushtria po përpiqet të shkatërrojë një rrjet të lidhur me AL Kaedën. Luftimet vijnë pak ditë pas masakrimit të tetë ushtarëve nga disa persona të armatosur. Një sulm që tronditi opinionin publik dhe shkaktoi protesta kundër qeverisë, e cila u akuzua se nuk ishte në gjendje të mbronte qytetarët e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›