E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti sirian Bashar al Assad shprehet i bindur per fitoren

Presidenti sirian Bashar Al Asad është shprehur i bindur për fitoren e tij pavarësisht se luftimet në vend vazhdojnë të shkaktojnë viktima. Duke iu drejtuar ushtarëve të tij dhe në të njëjtën kohë dhe vendit Asad i ka inkurajuar ata që të luftojnë deri në fund pasi fitorja është afër. Nga ana e saj Organizata e Kombeve të Bashkuara është e gatshme për të dërguar një ekip inspektorësh në terren që do të jepnin dhe një kuadër më të qartë të situatës. Në një kohë që rebelët dhe ushtria akuzojnë njëra tjetrën për përdorimin e armëve kimike, ekspertët shprehen se do të jetë shumë e vështirë në mos e pamundur që një gjë e tillë të vërtetohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›