E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marota udhëton drejt Anglisë për të biseduar për Tevez

Merkato e juventusit sa vjen e bëhet më Interesante, sidomos kur bëhet fjalë për arritjen e objektivit madhor gjetjen e një sulmuesi potent. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se drejtuesit bardhezi kanë fituar një avantazh të lehtë ndaj Milan për të marrë shërbimet e argjentinasit, Karlos Tevez. Bomberi i Mancester Sitit, është prej kohësh në orbiten e dy klubeve gjigante italiane por së fundmi “Zonja e vjetër është në avantazh ndaj kuqezinjve.

Sipas Sport Mediaset, bëhet e ditur se drejtori sportiv Marota është nisur sot drejt ishullit britanik për të biseduar përfundimisht rreth arritjes së një marrëveshje të mundshme me lojtarin dhe drejtuesit e klubit të “qytetarve”.  Marota kërkon të përshpejtojë bisedimet për të përfituar nga ndalesat e tratativave të Milan që më parë kërojnë të shesin Robinjon dhe pastaj me të ardhurat e siguruara të hidhen në sulm për bomberin argjentinas. Sot pritet të organizohet një takim vendimtar për mundësinë e transferimit të Tevez në Torino. Në 24 orët e ardhshme pritet të mësohet zgjidhja konkrete nëse argjentinasi do të vishet bardhezi ose Juventusi duhet të heqë dorë përfundimisht nga sulmuesi i Manchester Sitit.

Përveç çështjes së Tevez në kampin bardhezi në orët e ardhëshme pritet të marrin zgjidhje edhe e ardhmja e Islës i cili kërkon kalimin te Inter, e ardhmja e Marchizios nëse do të qëndrojë apo do të largohet këtë sezon nga Zonja e vjetër. Gjithashtu një përgjigje pritet të marrin edhe dyshja sulmuese Matri dhe Kualiarela. Të dy sulmuesit me ardhjen e mundshme të Tevez në Torino nuk do të kenë hapsira në skuadër ndaj edhe pritet të ndryshojnë ambient. I pari kërkohet nga Milan ndërsa i dyti vazhdon të mbetet në planet e Fiorentinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›