E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, aksident hekurudhor, 56 viktima

Të paktën 56 persona kanë gjetur vdekjen pasi treni me të cilin udhëtonin ka dalë nga shinat, pranë qytetit të Santiago de Compostela, në rajonin e Galicia-s.

Deri tani njoftohet për shumë të plagosur ndërsa pamjet filmike nga vendngjarja tregojnë shumë trupa të shtrirë e të shpërndarë pranë vagonëve të shkretuar.

Agjencia spanjolle e lajmeve Efe citoi burime policore nga shëndetësore, teksa njofton për të paktën 50 të plagosur.

Kryeministri Mariano Rajoy pritet të udhëtojë drejt këtij rajoni ditën e enjte. Raportimet lokale bëjnë të ditur se aksidenti është më i keqi i ndodhur në Spanjë gjatë këtyre dekadave të fundit.

Treni kishte 13 vagonë, të gjithë të dalë nga shinat, ndërsa 4 prej tyre janë përmbysur tërësisht.

Renfe njofton se në tren gjendeshin më shumë se 200 pasagjerë dhe ishte një tren express mes Madridit dhe Ferrolit në bregdetin gacilian.

Pamjet tregojnë gjithashtu dhjetra punonjës emergjence të mbledhur pranë vagonëve të shkatërruar. Pasagjerët shfaqen të shtrirë në tokë, teksa marrin ndihmën mjekësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›