E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushate per arrestimin e nazisteve ne te gjithe boten

Edhe pse vonë më në fund po ndodh. Kjo është dhe motoja me të cilën qendra Simon Uajzental ka nisur fushatën e re për arrestimin dhe vënine para drejtësisë të kriminelëve të fundit të luftës naziste në Gjermani. Rreth dy mijë postera do të vendosen në sheshet kryesore në Berlin, Hamburg dhe Koloni.

“Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të marrë informacione nga njerëzit. Dhe për të risjellë në vëmendje shfarosjen në masë të shumë kohëve më parë. Me rastin e dënimit të Demjanjuk tashmë është e qartë se mund të dënohesh edhe pse ke shërbyer në një kamp përqendrimi”.

Xhon Demjanjuk, një ukrainas i natyralizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u dënua në vitin 2011 me 5 vjet burg për përgjegjësinë e tij indirekte në shfarosjen e 27.900 personave në kampin e përqendrimit në Sobibor ku punonte pas rekrutimit nga ana e nazistëve. Por ai nuk e kreu dënimin për shkak të moshës duke ndërruar jetë në vitin 2012 në moshën 91 vjecare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›