E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti francez nen sulmin e kritikave per deklaratat ndaj romeve

Ndoshta Hitleri nuk ka vrarë aq sa duhet. Për këtë frazë në lidhje me një grup romësh që kishin ndërtuar një kamp, një deputet francez prej ditësh ndodhet nën sulmin e kritikave. Ministri i brendshëm francez ka kërkuar publikisht që ai të dënohet ashpër. Anëtar i dhomës së asamblesë kombëtare të partisë së qendrës UDI si dhe kryebashkiak i qytetit të Sholet, deputeti francez është mbrojtur duke thënë se fjalët e tij janë shlkëputur nga konteksti dhe janë keqpërdorur. Por Ministri i brendshëm Valls ka deklaruar se komentet e tij janë një mbrojtje e krimeve të kryera gjatë luftës së dytë botërore. Dhe një mbrojtje e tillë nga ana e një anëtarëi të parlamentit francez është thjeshte papranueshme. Deputeti rrezikon dhe përjashtimin nga partia e tij ndërkohë që provat janë në duart e prokurorisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›