Spanjë, gjyqtari Baltasar Garzon del para gjykatës

Gjykatësi spanjoll i përfshirë në rastet e Augusto Pinoçetit dhe Osama Bin Ladenit do të paraqitet vetë para gjykatës me 24 janar me akuzën për tejkalim të autoritetit të tij ligjor në një hetim të krimeve të Luftës Civile Spanjolle.
Gjykatësi Baltasar Garzon ishte paditur dhe ishte pezulluar nga posti i tij në Gjykatën Kombëtare në 2010 me akuzën për abuzim të autoritetit të tij ligjor duke hetuar ekzekutimin apo zhdukjen e civilëve në duart e mbështetësve të Gjeneralit Francisco Franco, gjatë dhe pas luftës së viteve 1936 – 1939. Këto krime ishin mbuluar nga një amnesti e aprovuar më 1977 pas vdekjes së Frankos.
Avokati Gonzalo Martinez-Fresneda tha se ai ka pranuar datën e gjykimit nga Gjykata Supreme një ditë më parë kështu që ai do të paraqitet para gjykatës më 17 Janar.