E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje mbiemri i babait nuk do te jete i pari

Spanja ndryshon rendin e radhitjes se mbiemrave per te respektuar barazine gjinore.

Nje projektligj parashikon qe nga tani e tutje dy mbiemrat qe cdo spanjoll mban ai i te atit ose te emes do te shenohen sipas rendit alfabetik.

Deri tani mbiemri i babait ishte i pari ndersa i nenes i dyti. Por per femijen do te jete e mundur kur te jete maxhoren te vendose vete se cilin nga mbiemrat do te mbaje te parin. Reforma do te hyje ne fuqi pas dy vjetesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›