E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten aksionet ne tregjet nderkombetare

Tregjet boterore te aksioneve jane hapur me te larta ndersa dollari amerikan ka pesuar renie pasi investitoret u njohen me njoftimin e Federal Reserve per injektimin e 600 miliarde dollareve ne ekonomine amerikane.

Levizja ne fjale ishte e pritshme edhe pse shume analiste kishin parashikuar se ajo do te ishte me e ulet te pakten 500 miliarde dollare.

Aksionet ne bursat e Londres Parisit dhe Frankfurtit u rriten te gjitha me mbi 1 per qind brenda mesdites nderkohe qe dollari amerikan ra perballe euros dhe paundi britanik perballe jenit japonez.

Euroja u ble me 1.4231 dollare paraditen e sotme ne tregjet evropiane dhe me mbi 1.4103 dollare ne oret e fundit te se merkures ne Nju Jork.

Ndersa paundi u ngjit ne 1.6231 dollare nga 1.6107 ndersa ndaj jenit valuta amerikane rreshqiti nga 81.29 jen ne 80.89.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›