Spanjë, ministri i brendshëm Rubalcaba kundër Batasunas
Ministri i Brëndshëm i shtetit spanjoll, Alfredo Perez Rubalcaba ka refuzuar propozimin e Batasunës për të hyrë në bisedime paqeje me organizatën terroriste ETA sipas modelit që ka adaptuar Irlanda e Veriut. Batasuna është një nga përfaqësuesit më në zë të partisë së minoritetit bask.
"E vetmja rrugë për organizatën e ETA-s mbetet dhënia fund e konfliktit dhe ulja e armëve", është shprehur Alfredo Perez Rubalcaba i cili e ka cilësuar propozimin e Batasunës si një fenomen që përsëritet gjithmonë.
Batasuna propozoi disa ditë më parë ulje në tryezën e bisedimeve për të arritur paqen sipas modelit të vendosur në Irlandën e Veriut mes Anglise dhe IRA-s.