Spanjë, shpërthejnë dy bomba në Majorka
Dy bomba të tjera kanë shpërthyer në një restorant të Majorkas në Spanjë, por pa shkaktuar asnjë viktimë. Policia lokale ka evakuar zonën dhe pas një paralajmërimi nga grupi separatist bask ETA. Shpërthimi ndodhi në restorantin La Rigoletta në Palma de Mallorca rrëth orës 15:00. Sipas gazetës spanjolle "El Pais" e cila citonte burime policore, bomba është gjetur në një çantë në tualetin e femrave të restorantit. Shpërthimi erdhi disa orë pasi grupi terrorist ETA mori përsipër përgjegjësinë për një seri sulmesh të ndodhura në muajin qershor dhe korrik, përfshirë këtu njërin ku u vranë dy agjentë të Rojeve Civile dhe një oficer policie. Në një qëndrim për gazetën baske Gara, ETA u shpreh se sulmet ishin si hakmarrje ndaj iniciativës gresive të qeverisë ndaj këtij grupi. "Kur Spanja përgjigjet me armë, ne do të përgjigjemi me armë. E vetmja gjë që është provuar se është e dështuar dhe sterile këto muajt e fundit, por edhe në vitet e fundit, është fushata e represionit dhe sulmet e policisë", thuhet në deklaratën e policisë. Dy agjentë të Rojeve Civile humbën jetën më 30 korrik, pas një shpërthimi pranë një kazerme të ishullit mesdhetar të Majorkas, ishull i mbipopulluar me turistë. Ndërkohë që më 19 qershor, një makinë bombë shpërtheu në një parking të qytetit bask të Arrigorriagas, rreth 50 kilometra në jug të qytetit të Bilbaos. Grupi terrorist ETA fajësohet për shkaktimin e më shumë se 800 të vdekurve në fushatën e saj 40-vjecare për pavarësinë e dy milionë personave të rajonit verior të Spanjës. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara e listojnë ETA-n si një grup terrorist.