E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje, zgjerohet skandali i trukimit te ndeshjeve

Pas skandalit qe mendohet se ka lene jashte Primera Division skuadren e Real Sociedad edhe Levante e Atletico Bilbao kane rene ne rrjeten e hetimeve.

Futbolli spanjoll ka marre serish nje goditje te fuqishme per shkak te zerave per nje tjeter ndeshje te trukuar.

Pas skandalit qe mendohet se ka lene jashte Primera Division skuadren e Real Sociedad edhe Levante e Atletico Bilbao kane rene ne rrjeten e hetimeve.

Televizioni spanjoll “Popular Tv” ka transmetuar nje bisede telefonike mes presidentit te Levantes, Julio Romero dhe ish kapitenit Inaki Descarga. Nga zbardhja e bisedes del se lojtaret e Levantes kane marre euro per te humbur ne ndeshjen kunder Atletico Bilbao dy vjet me pare, ne menyre qe skuadra basket e siguronte qendrimin ne kategorine e me te mireve.

Skandali merr permasa me te medha, pasi ne bisede permendet edhe emri i shefit te federates, Angel Villar, ish lojtar dhe tifoz i Bilbao-s. “Kete gje ia kemi thene edhe Villar-it”, thekson ne nje moment presidenti Romero, i cili shton, “Nuk ka rendesi se cfare do te thote pasi ne do te themi gjithmone se kemi shkuar per ta fituar ndeshjen”.

Takimi ne fjale perfundoi me rezultatin 2-0 dhe i siguroi Atletico Bilbao-s qendrimin ne Primera Division.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›