E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane: Petit? Nuk dua ta shikoj me

“Princi i Algjerise” nuk ka mundur t’i kurseje kritikat ne drejtim te ish shokut te kombetares Emanuel Petit.

Zinedine Zidane nuk flet shpesh per ish shoket e kombetares apo te skuadrave ku ka luajtur qe kur u largua nga futbolli, por kete here, “Princi i Algjerise” nuk ka mundur t’i kurseje kritikat ne drejtim te ish shokut te kombetares Emanuel Petit.

Ish mbrojtesi, ne librin e tij “A fleur de peau”, ka zbuluar disa te fshehta te marredhenieve ne Zidane. “Nuk dua ta shikoj me”, ka thene me ton te ashper ne nje interviste per “L’Equipe”, Zizu.

“E kam takuar dhe i kam thene ate qe duhej t’i thoja. Kam thene budallalleqe ne jeten time, madje edhe kam bere te tilla, por problemi nuk eshte ky. Ajo cfare me bezdisi eshte se e gjithe kjo behet per te shitur librin. I pranoj kritikat, por nese je i ndershem, vjen e ta thua ne sy”, perfundoi ish Topi i Arte dhe nje prej lojtareve me te mire qe ka nxjerre Franca.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›