Liverpool e Chelsea nuk dinë të shënojnë

Një barazim që u shërben pak të dyjave. Përfundon pa gol ndeshja e madhe në ‘Anfield’ mes Liverpool dhe Chelsea, rezultat që komplikon më tej ecjen drejt vendit të katërt si për ‘Reds’ ashtu edhe për ‘Blutë’, të cilëve iu anulua një gol për pozicion jashtë loje nga VAR me protagonist gjermanin Havertz, që shënoi në 3′ të pjesës së parë. Për të besuarit e Potter, duhet theksuar debutimi i nënshkrimit të ri Mudryk: sulmuesi 22-vjeçar ukrainas zuri vendin e Hall në minutën e 55-të, I cili humbi një mundësi të mirë për të shënuar golin që do të zhbllokonte ndeshjen. Kështu Liverpool dhe Chelsea mbeten të barabartë me 29 pikë, tani në shoqërinë e Brentfordit, nëntë pikë prapa vendit të katërt të zënë nga Neëcastle.
Në ndeshjet e tjera të Premier, Brighton i De Zerbit nuk shkoi përtej barazimit 2-2 me Leicester: Dhelprat përpara me Mitoma, përgjigja e mysafirëve që përmbysën rezultatin me Albrighton dhe Barnes, përpara se të nënshkruhet fati I ndeshjes nga Ferguson.
Fluturimi i Aston Villas së Emery vazhdon, duke kaluar në fushën e Southampton falë golit të Watkins. Lampard mbytet: Evertoni i tij del i mposhtur 2-0 nga përballja direkte me West Ham. Barazim 1-1 mes Bournemouth dhe Nottingham, i nënshkruar nga Anthony dhe Surridge.