E Diel, 1 Nëntor 2026

Sparkes koordinon kthimin e regjistrave civil nga Serbia

Misioni Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX ka nisur punët përgatitore për çertifikimin e kopjeve të regjistrave civilë që do t`i dorëzohen Kosovës nga Serbia, në bazë të marrëveshjes të arritur ndërmjet dy palëve në korrik të këtij viti.
 

Sipas mediave kosovare në krye të ekipit që do të koordinoj kthimin e kopjeve është emëruar zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes.
 

“Qëllimi i këtij procesi është që të kompletohet regjistri civil i Kosovës me të dhëna të besueshme dhe të sakta , duke i shtuar informacionet nga regjistrat e gjendjes civile. Për të arritur këtë përmes EULEX-it, ne do të prodhojmë kopje të çertifikuara të këtyre regjistrave që nuk janë në Kosovë dhe informacionet do të transferohen në Kosovë. Kjo do të bëhet komunë pas komune “, ka deklaruar një burim i besueshëm evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›