E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, i moshuari vret me thikë bashkëshorten

Krimi ka goditur sërish sot një familje në qytetin e Bulqizës. Një i moshuar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend.
 

Bajram Muça 76 vjeç ka vrarë me thikë bashkëshorten Vera Muça 70 vjeçe pas një grindje me këtë të fundit.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e të moshuarit ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë një krim i rëndë ndodhi edhe në qytetin e Shkodrës ku një 23-vjeçar vrau me armë zjarri gruan e tij 18-vjeçare pas një grindjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›