Pesë finale për Realin

Gjiganti madrilen ruajti epërsinë prej katër pikëve ndaj katalanëve duke mposhtur Sporting Gijonin 3-1 në Bernabeu të shtunën mbrëma. “Ishte një ndeshje e komplikuar. E dinim se Sportingu do të na krijojë vështirësi. Ne luftuam shumë për fitore dhe jemi të kënaqur”, deklaroi Higuain.
Fitorja 2-1 e Barcelonës në Levante e riktheu ekipin e Pep Guardiolës në katër pikë prapa Realit, para El Clasicos të shtunën në Nou Camp. Dueli i parë, dhe më i rëndësishmi nga pesë ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë fatin e titullit.
“Mbeten edhe pesë finale dhe ne duhet ti fitojmë ato. Titulli është në dispozicion dhe ne duhet të qëndrojmë të qetë në kërkim të fitores në secilën ndeshje. Ne mendojmë vetëm rreth kësaj”, shtoi ai.
Golat nga Higuain, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, bënë që Reali të barazojë rekordin prej 107 golash brenda një sezoni në La Liga.