Spartak Ngjela në prokurori për dhunën e 21 janarit
Vazhdojnë në prokurorinë e Tiranës dëshmitë e politikanëve të opozitës lidhur me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.
Në këtë prokurori është paraqitur paraditen e sotme, politikani opozitar Spartak Ngjela, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, i cili do të japë deklarimet e tij lidhur me demonstratën e dhunshme të opozites në 21 para selisë së Kryeministrisë.
Ditët e fundit në prokurorinë e Tiranës kanë dhënë deponimet e tyre mbi keto ngjarje përfaqësues të opozitës, disa nga të cilët deputetë të Partisë Socialiste.
Policia ka referuar në prokurori një kallzim penal kundër lidershipit të opozites, për nxitjen e dhunës në demonstratën e opozitës ne 21 janar, ku pati katër shtetas të vrarë, dhjetra të tjerë të plagosur, civilë dhe policë si dhe dëme të konsiderueshme materiale.
14 Shkurt 2011