Keshilli i imuniteteve mblidhet per rastin e Ilir Metes
Ne Shqiperi sot Keshilli i Rregullores dhe imuniteteve i parlamentit u mblodh pas kerkeses se Prokuorise per heqjen e imunitetit ndaj ish zevendeskryeministrit Ilir Meta lidhur me videon e bisedes se bere mes tij tij dhe ish ministrit Dritan Prifti.
Keshilli degjoi zotin Meta i cili perseriti edhe nje here se kerkon qe vendimi per heqjen e imunitetit te merret sa me shpejt pasi sipas tij Prokuroria po e zvarrit kete ceshtje. Zoti Meta tha se Prokuroria me ekspertizen e videos nuk i ka dhene pergjigje ceshtjes kryesore vertetesise se permbajtjes se bisedes.
Ne relacionin e Prokurorise thuhet se eksperti nuk ka patur mundesi te pastroje sekuencat audio. Zoti Meta i dorezoi keshillit nje tjeter ekspertize te realizuar sipas tij ne Itali nga njeri prej eksperteve me te njohur i cili sic tha zoti Meta ka konstatuar nderpreje dhe nderhyrje ne materialin e transmetuar. Sipas zotit Meta eshte konfirmuar manipulimi i materialit.
Keshilli pritet tia kaloje me shpejtesi seances vendimin per heqjen e imunitetit te zotit Meta nderkohe qe neser do te degjoje edhe ish ministrin Dritan Prifti per te cilen prokuroria gjithashtu ka kerkuar heqjen e imunitetit pasi ka gjetur ne materialet e dorezuara prej atij vete nje tjeter video ne te cilin ai bashke me ish zevendesministrin Leonard Beqiri flasin per perfitime financiare dhe ndajne mes tyre 70 mije euro.