Spartak, më i madh se Chelsea
“Cili është dallimi mes Spartakut dhe Chelsea? Spartak është legjendë e sportit rus dhe atij Sovjetik, ndërsa Chelsea, nëse nuk gaboj, nuk është as afër arritjeve tona”, shtoi ai. Spartak është klubi më i suksesshëm dhe më i famshëm rus, ndërsa ka fituar nëntë tituj në ligë mes periudhës 1992-2001.
Chelsea ka fituar tre tituj në Premierligë, dy FA Cup, dy League Cup dhe ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve më 2008, prej kur Abramovich e bleu klubin më 2003.
“Fakti se Abramovich ka shpenzuar shumë më tepër para në klubin e tij dhe sigurisht të hyrat që merrni nga Premierliga janë në një shkallë krejt tjetër”, u shpreh Fedun, i cili njësoj si Abramovich, ka krijuar pasuri në naftë. “Por, pas disa vitesh, të hyrat e Spartakut do të krahasohen me ato të Chelseas, e pastaj do të shohim se kush është klub më i madh”, përfundoi ai.