E Diel, 1 Nëntor 2026

Speciale – 10 “tronditjet” e Europianëve në vite

10) Disfata e Francës së Domenekut – 2008Franca shkoi në Euro 2008 me disa “luftëtarë të vjetër”, duke përfshirfë edhe Lilian Turam e Klod Makelele, por ende kishte një skuadër me yje (Riberi, Henri, Evra). Por fatkeqësisht kjo skuadër udhëhiqej nga një trajner jo kompetent – Rajmond Domenek – i cili bëri gafa të shumta në ekipin e tij. Si rezultat, francezët u eliminuan që në fazën e grupeve me vetëm një pikë dhe një gol të shënuar në tre ndeshje (4-1 nga Hollanda, 2-0 nga Italia dhe 0-0 me Rumaninë). 9) Letonia e vogël nxjerr nga loja Gjermaninë e madhe – 2004Pjesëmarrës për herë të parë në një kampionat europian, balltikët bënë një nga tronditjet më të mëdha në historinë e Europianëve. Letonia, lojtari më i njohur i të cilës ka qenë ish-dështimi i Arsenalit, Igor Stepanovs, ishte skuadra më e dobët në grupin D. Por ndryshe nga parashikimet, ata bënë një paraqitje mjaft të mirë. Pasi humbën ndeshjen e parë me rezultat të ngushtë 2-1 përballë Çekisë, ekipit më të mirë në grup, letonezët tronditën Europën (dhe jo vetëm) me një barazim pa gola në ndeshjen e dytë ndaj gjermanëve në Porto (Gjermania vinte si finaliste e Kupës së Botës 2002). Ekipi balltik u mund 3-0 nga Hollanda në takimin e tretë, megjithatë gjermanët do ta mbajnë mend gjatë atë eliminim.8) Çekia trondit Italinë – 1996Gjermania dhe Italia ishin pretendentët për t’u kualifikuar në grupin C dhe gjithçka po shkonte sipas planit pas fitoreve në ndeshjet e para, përkatësisht ndaj Çekisë dhe Rusisë. Kundërshtari i radhës për axurrët ishte Çekia, që merrte pjesë në Europian për herë të parë që pas ndarjes me Sllovakinë. Trajneri Arrigo Saki kishte kaq besim në fitore, sa la pjesën më të madhe të titullarëve në stol. Por goditja i erdhi nga dy emra të panjohur, që më pas do të bëheshin yje të futbollit europian: Pavel Nedved dhe Karel Poborski. Dyshja e re diktoi ndeshjen, Nedvedi realizoi golin e parë dhe frymëzoi pjesën tjetër drejt fitores 2-1 përballë italianëve me dhjetë lojtarë. Në takimin e fundit Italia u eliminua pas barazimit pa gola ndaj Gjermanisë, kurse Çekia vazhdoi rrugëtimin deri në finale, ku u mund 2-1 nga Gjermania.7) Franca kapitullon në Paris – 1960Franca ka qenë pjesë e dy ndeshjeve më të debatuara në historinë e kampionateve europiane. E para është gjysmëfinalja klasike kundër Portugalisë më 1984 dhe e dyta 24 vite më parë, në një “triller” me nëntë gola ndaj Jugosllavisë (5-4). Në fakt, humbja e Francës nuk ishte çudi, sepse Jugisllavia kishte një skuadër të mirë. Ajo që të trondit është fakti se “gjelat” kryesonin 4-2 kur kishin mbetur edhe 15 minuta nga fundi. Por francezëve u rrëshkiti fitorja nga duart, duke e humbur atë takim me rezultatin 5-4.6) Dështimi i Francës së Platinisë – 1992Pas përjashtimit të Jugosllavisë, Franca mendohej se ishte favoritja kryesore për të fituar Euro 1992. Ata kishin një skuadër të mrekullueshme, ku përfshiheshin Zhan-Pier Papin, Erik Kantona, Didier Deshamps, Loran Blank dhe veteranët Manuel Amoros dhe Luis Fernandez. “Gjelat” dhanë sinjalin e parë që në fazën e kualifikueseve, ku i fituan të gjitha ndeshjet dhe mbërritën në Suedi me një rekord prej 19 ndeshjesh rresht pa humbje dhe me një trajner si i madhi Mishel Platini, i cili një vit më parë ishte shpallur trajneri më i mirë në botë. Por ndodhi e papritura. Francezët shënuan vetëm dy gola në tre ndeshje, të dy nga Papin dhe u eliminuan pas humbjes 2-1 me Danimarkën. Një barazim do ta çonte Francën në gjysmëfinale, por gooli i Lars Elstrup në minutën e 78-të rezultoi fatal.5) “Joxer shkon në Shtutgart” – 1988“Tifozët anglezë ishin përgatitur për fitore. Derisa Rei Hougton futi topin në rrjetë”. Këto janë pak a shumë disa nga fjalët e të famshmes këngë të Kristi Morit “Joxer goes to Stuttgart”. Kjo këngë flet për herën e parë që Irlanda merrte pjesë në finalet e një kampionati europian. Nuk është vendi këtu për të përshkruar rivalitetin historik midis irlandezëve dhe anglezëve, por mjafton të themi se irlandezët janë shumë herë më të motivuar kur përballë kanë Anglinë. Irlanda shihej thjesht si një kalimtar midis shumë kombëtareve pjesëmarrëse në Euro 1988, madje mediat angleze parashikonin goleadë në përballjen Angli-Irlandë. Prandaj fitorja e irlandezëve ishte një befasi e madhe dhe goli i Hougtonit mbahet mend nga irlandezët si një nga momentet më historike të kombëtares. 4) Spanja “trullos” Gjermaninë Perëndimore – 1984A ju kujtohen ditët kur Gjermania gati gjithmonë arrinte në finalen e një turneu ndërkombëtar? Epo, 1984 ishte një përjashtim nga kjo periudhë. Pas Francës organizatore, Gjermania Perëndimore ishte favoritja e dytë për të fituar Euro 1984. Gjermanët kishin në përbërje emra të njohur, Harald Shumaker, Hans-Peter Brigel, Karl-Hainz Rumenige, Lotar Mateus, Pier Litbarsiki e të tjerë. Pas një barazimi pa gola dhe fitores 2-1 me Rumaninë, gjermanëve u mjaftonte vetëm një barazim me Spanjën për të kaluar në gjysmëfinale. Edhe pse spanjollët humbën një penallti, Gjermania ishte dominuese dhe goditi dy herë shtyllën. Por në minutën e 90-të mbrojtësi Antonio Maceda, me një gjuajtje me kokë, i bëri gjermanët të provojnë shijen e hidhur të atij ilaçi që vetë e kishin shpikur, humbjen në minutën e fundit. 3) Perandoria Gjermane “kapet mat” nga Çekia – 1976Nuk ka dyshim se ekipi më i mirë europian në vitet ’70 ishte Gjermania Perëndimore. Ata fituan Euro 1972 dhe Kupën e Botës 1974, e përfunduan të tretët Kupën e Botës 1970 dhe ishin pjesë e lavdisë europiane në vitin 1976. Me emra të mëdhenj në përbërje, midis të cilëve Gerd Myler, Gjermania Perëndimore mendohej se nuk do ta kishte aspak të vështirë përballë Çekosllovakisë pa emra të njohur. Në finale ata barazuan rezultatin në 2-2 në minutën e fundit dhe pas kohës shtesë, ekipet iu drejtuan pikës së bardhë. Por për habinë e të gjithëve ishin çekosllovakët ata që dolën triumfues me rezultatin 5-3. E paharrueshme penalltia e të famshmit Antonin Panenka me një parabël të lehtë në mes të portës. Çekosllovakia kishte mposhtur 3-1 në gjysmëfinale edhe Hollandën e të madhit Johan Krujf.2) “Dinamiti danez” – 1992Ky ishte epiteti i kombëtares së Danimarkës në mes të viteve 1980, në përbërje të së cilës ishte edhe Majkëll Laudrup dhe që arriti në finalet e Euro ’84 dhe në Kupën e Botës ’86. Por në fillim të viteve ’90 shumë prej yjeve nuk ishin më, ndërkohë që Laudrup nuk pranonte të luante. Tashmë Danimarka kishte një skuadër nën mesataren, e cila nuk u kualifikua as në Euro ’88 dhe as në Kupëne e Botës 1990. Danezët nuk ia dolën as në Euro 1992, pasi përfunduan të dytët në grup, pas kombëtares më në formë të momentit, Jugosllavisë. Por në prag të Europianit, Jugosllavia u dënua për të mos marrë pjesë në këtë veprimtari, për arsye politike që kishin të bënin me luftërat e saj në Ballkan. Në vend të saj hyri Danimarka, e cila më pas habiti mbarë botën, duke u shpallur kampione. Danimarka mundi në grup Francën e yjeve me rezultatin 2-1 dhe në gjysmëfinale heroi Peter Shmajkëll i priti penalltinë Van Bastenit, duke kualifikuar danezët në finale, ku mundën 2-0 Gjermaninë. 1) “Vetëtima” Greqi – 2004Arsyeja pse suksesi i Danimarkës më 1992 nuk renditet në krye, është pikërisht Greqia në vitin 2004. Para këtij viti grekët kishin arritur të kualifikohen vetëm në dy veprimtari të rëndësishme: Euro 1980 dhe në Kupën e Botës 1994. Në këto kompeticione ballkanasit luajtën gjithsej gjashtë ndeshje, pesë prej të cilave i humbën dhe barazuan tjetrën, duke shënuar vetëm një gol dhe pësuar 14. Kombëtarja e 2004, e drejtuar nga gjermani Oto Rehagel, nuk kishte asnjë emër të njohur në përbërje. Dhe vetëm Letonia shihej si më pak favorite se Greqia në fillim. Por “Mbreti Oto” përsosi një plan loje fantastik, duke e organizuar skuadrën në prapavijë duke bërë presing dhe duke goditur kundërshtarin në momente hutimi. Grekët ishin në një grup me Portugalinë organizatore, të cilën e mposhtën në takimin hapës, si edhe me Spanjën. Në çerekfinale kombëtarja greke mundi 1-0 Francën, që mbante kurorën e kampiones. Ishte radha e Çekisë ta pësonte në gjysmëfinale me një Golden Gol dhe në fund Greqia e përfundoi aty ku e nisi, duke mundur 1-0 Portugalinë me gol të Angelos Haristeas.start/goal.com                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›