Kukës, vritet me armë një 36-vjeçar
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Çinamakë, teksa shtetasi Sali Leka, 65-vjeç ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Dëfrim Kepi, 36 vjeç, baba i tre fëmijëve, duke e lënë të vdekur në vend. Policia lokale bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një grindje, ndërkohë që konflikti ke nisur kohë më parë për një rrugë kalimi. Policia ka arrestuar vrasësin tre orë pasi ndodhi krimi.