Speciale/ Michael Jackson, vdekja e një legjende
Vdekja e tij ka tronditur botën e muzikës, por ata që e njihnin më nga afër, thonë se Michael Jackson kishte shfaqur shenja paralajmëruese të qarta në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore e cila sa vinte e po venitej. Ata thonë se, varësia nga dhembjet e tepërta fizike prej kohësh kanë dëmtuar në themel shëndetin e tij, duke i shtuar edhe presionin e ushtruar ndaj tij si një njeri i famshmëm i ndjekur nga shumë ngjarje që tronditën imazhin e tij. Sipas të afërmëve, Jackson po përjetonte një stres të madh së fundmi. Muajin e kaluar, "Daily Mail" raportoi se Michael Jackson njoftoi se kishte planifikuar të niste punën për t'iu rikthyer turneve muzikore dhe i pari do të startonte në muajin korrik në Londër. Sipas të njëjtit burim, ai kishte marrë pjesë vetëm në dy seanca prove, nga 45 të planifikuara. Edhe gazeta e famshme "The Sun", raporton se Jackson mund të ketë humbur jetën nga overdoza. Gjatë kësaj kohe, për shkak të gjendjes emotive të theksuar dhe ndjeshëmrisë së madhe, mësohet se Jackson kishte patur probleme me përdorimin e qetësuesve. Familjarë të këngëtarit tregojnë se i konsumonte së tepërmi tableta të tilla, madje ata e kishin këshilluar të mos i përdorte ato, por të niste turin muzikor. Edhe pse ende s'kishte ardhur ende dita e koncertit te tij të parë muzikor, mediat raportojnë se janë shitur rreth 75 000 bileta, por fansat e tij nuk do të kenë mundësinë të shohin tashmë rikthimin në skenë të idhullit të tyre.
Thirrje 911-shit...ai nuk merr frymë . Ka qene ky mesazhi telefonik i dërguar tek ekipi i urgjencës. Njoftimi tek autoritetet shëndetësore të ndihmës së shpejte për gjendjen kritike të m.jacksonit është bërë nga njëri prej anëtarëve të stafit të tij në orët e mbrëmjes të se enjtes, rreth orës 08:00 sipas orës britanike. Menjëherë kanë mbërritur specialistët e ekipeve paramjekësore të cilët e kanë gjetur 50 vjeçarin të pamundur për të marrë frymë. Sipas stafit mjekësor ai kishte pësuar një infarkt në zemër. Menjëherë këngëtari është transportuar me ambulancë në qendrën spitalore për të marrë ndihmën e shpejtë. Ekipi paramjekësor i ka masazhuar zemrën duke proceduar sipas metodave mjekësore, i ka vendosur maskën e oksigjenit, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë yllin e muzikës pop. Familja e Jackson-it të informuar menjëhere për ngjarjen, janë gjendur në spital ku iu bashkuan dhjetëra fansa dhe adhurues të këngetarit. Jashtë "Medical Center", dëgjoheshin thirrje të tilla si: "Ju duhet ta shpëtoni, atë duhet ta shpëtoni patjetër". E ëma e tij, Katherine ndodhej në spital bashkë me të birin , ndërsa babai i Jackson-it gjendej në Las Vegas kur u njoftua për lajmin. Ka qenë njëri prej mjekëve të spitalit, i cili ka njoftuar për lajmin e hidhur të afërmit dhe fansat e tij, duke u thënë se zemra e këngëtarit kishte pushuar së rrahuri.
Pavarësisht përpjekjeve për më shumë se 40 minuta të mjekëve për ta mbajtur në jetë, Michael Jackson nuk arriti të mbijetojë.
Kështu, Michael Jackson, një talent i vertetë i skenës muzikore, në këngë dhe kërcim, i cilësuar si "mbreti i muzikës pop", dhe që nisi karrierën e tij që në moshë të vogël, u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare. Ai fitoi simpatinë e miliona njerëzve në mbarë botën me debutimet e tij që i dhanë famë prej dekadash. Lajmi për vdekjen e tij, është bërë publik edhe nga i vëllai i këngëtarit, Jermaine Jackson, i cili nëpërmjet një konference për shtyp dhënë të enjten, tha se ylli i muzikës pop pësoi një infarkt në zemër që rezultoi me pasoja fatale për të. Sipas tij, ndihma e parë i ishte dhënë nga mjeku personal, për të vijuar më pas me ndihmën më të specializuar spitalore, por gjithçka ishte e pasuksesshme. Agjensia prestigjioze e lajmeve, "CNN", raportoi se mjekët që mbërriten me ambulance për t'i dhënë ndihmën e parë në shtëpinë e tij të Los Angeles-it, thanë se në ato momente, Jakckson nuk merrte frymë. Artisti i talentuar, figurë dominuese e muzikës së viteve '80, ishte lënë disi në harresë pas skandaleve të abuzimit më të mitur, dhe me abuzimet e vetëizolimit prej shëndetit të tij të brishtë. Operacionet plastike për ndryshimin e pamjes dhe sjellja e tij, shpeshherë gjeneruese debatesh të medha, e dëmtuan shumë imazhin publik të Michael Jackson. Megjithatë, ai citohet si njëri prej njerëzve më të famshëm të botës dhe jeta e tij personale e shumëmediatizuar, së bashku me karrierën e suksesshme, e kanë shnderruar Jackson-in 50 vjeçar për gati katër dekadash në pjesë të kulturës popullore. Sapo mediat njoftuan lajmin për gjendjen e rënduar shëndetësore, dhjetra njerez u grumbulluan përpar shtëpisë së tij, por edhe në spital e vende të tjera. Ata shpreheshin se nuk e besonin një lajm të tillë, se nuk mund të ishte e vërtetë që ylli i muzikës pop, po shuhej. Ndërkaq fansa të tij nga e gjithë bota po vajtojnë ndarjen nga jeta të Michael Jacksonit. Të përlotur ata kanë ndezur qirinj, kanë vendosur lule në ambientet e shtëpise, por edhe në spitalin ku ai ndërroi jetë. Jackson u shtrua ne spitalin UCLA, në Los Angeles, pas një infarkti kardiak që pësoi në shtëpinë e tij. Ekipet paramjekësore u thirrën në shtëpinë e tij në Hollywood pasi këngëtari humbi ndjenjat dhe ishte shembur përdhe. Edhe pse burimet mediatike thonë se ai humbi jetën si pasojë e një infarkti ne zemër, për këngëtarin me famë botërore, do të kryhet autopsia për të sqaruar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij. Por gjithashtu do të zhvillohen edhe hetime të hollësishme për këtë ngajre që tronditi botën muzikore, por jo vetëm. Trupi pajetë i këngëtarit është dërguar në ambientet ku do të kryhet ekspertiiza nga mjeku ligjor i Los Angeles-it. Turma të mëdha adhuruesish të tij janë mbledhur në spital dhe në shtëpinë e tij në qytet. Të tjerë janë grumbulluar në shtëpinë ku Michael Jackson u rrit në Indiana si dhe në Times Square, dhe në teatrin Apollo në New York.
Adhurues dhe miq të këngëtarit kanë shprehur keqardhjen dhe kanë bërë vlerësimet e para për Michael jacksonin.
Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e yllit të muzikës pop, ka shkaktuar reagime ndërkombëtare, por veçanërisht të atyre që i qëndruan pranë, miqve, familjarëve dhe artistëve në fusha të ndryshme të jetës. Ish-bashkëshortja e tij, vajza e Elvis Presley, Lisa Marie, tha se vdekja e Michael Jackson, e kishte tronditur dhe trishtuar atë së tepërmi. E bija e Presley-t shtoi se ishte një ngjarje e papritur ndaj dhe dhembja ishte akoma edhe më e madhe.
"Dashuria jonë qoftë me ty, Michael, për gjithmonë"- tha vëllai i pop star-it, ndërsa u shpreh në emer të familjes së Jackson-it.
Regjisori i famshëm hollivudian, Steven Spilberg, e cilësoi atë si një legjendë të muzikës. "Ishte një legjendë, talenti i tij, mrekullia e tij dhe misteri i tij e bënin atë një legjendë", theksoi regjisori. Një tjetër artiste e madhe, Liza Minelli tha se Jackson do t'i mungojë çdo ditë të jetës së saj. Ajo tha se ai ishte një person shumë i sjellshëm dhe u mrekullueshëm. Ishte një nga artistët më të mëdhenj që kanë ekzistuar. "E doja shumë", citohet të ketë thënë këngëtarja Liza Minelli pas vdekjes së Michael Jackson.
Edhe këngëtarja me famë botërore Madonna, e përlotur tha se nuk arritnte dot t'i pushonte lotët. "Bota ka humbur një nga më të mëdhenjtë e saj, por muzika e Jackson do të jetojë gjithmonë. Mendimet e mia janë për 3 fëmijët e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes. Zoti i bekoftë", është shprehur Madonna.
Aktori i njohur dhe njëkohësisht guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger tha se Jackson ishte një fenomen. "Sot bota ka humbur një nga figurat më të rëndësishme dhe ikonën e industrisë së muzikës",- tha Schwarzenegger ndërsa në fund të fjalës së tij, shtoi, " Bashkohemi të gjithë kalifornianët për të shprehur dhimbjen tonë për vdekjen e këtij njëriu të famshëm".
Liz Taylor, gjithashtu një aktore e njohur ndërkombëtarisht tha se ishte shumë e prekur për të dhënë deklarata. Ajo ishte një mikeshë e afërt e Jackson. Ajo ishte shumë e dëshpëruar për vdekjen e mikut të saj të dashur Michael Jackson, për të dhënë deklarata. Edhe aktorja Demi Moore, ka thënë se është thellësisht e dëshpëruar për humbjen e Michael Jackson, veçanërisht për fëmijët e tij. Gjithashtu ngushëllime kanë ardhur nga bashkëshorti i Demi Moore, Ashton Kutcher i cili foli me superlativa për këtë figurë të madhe të muzikës pop.
Adhurues dhe miq të këngëtarit kanë shprehur keqardhjen dhe kanë bërë vlerësimet e para për Michael Jackson-in. Aktivisti amerikan për të drejtat e njeriut, Al Sharpton, mik i ngushtë i këngëtarit, tha se Michael Jackson ishte një figurë historike që kishte promovuar pranimin nga shoqëria të zezakëve. "Michael Jackson e bëri kulturë pranimin e një personi me ngjyrë kohë përpara Tiger Woods, Oprah Winfrey, kohë përpara Barack Obamës", tha ai. "Michael bëri me muzikën atë që ata bënë më vonë në sport, politikë dhe botën e TV dhe asnjë kontraversialitet nuk ka për ta fshirë ndikimin e tij historik", shtoi ai.
Ndërsa Yuri Geller, një mik i ngushtë i Jackson, tha se pavarësisht nga talenti dhe fama, ai kishte bërë një jetë të vetmuar. "Thellë në zemër, ai ishte konfuz dhe i vetmuar dhe arsyeja për këtë, besoj unë, ështe ngaqë askush nuk e kuptonte Michael Jackson. Dhe ai kaloi nëpër ferr. Gjithsesi, tani është në parajsë, padyshim që ndodhet në një vend më të mirë"- citohet të ketë thënë Geller.
Jeta e Michael Jackson u karakterizua nga një karrierë spektakolare. Ai nisi të debutojë që në fëmijërin e tij, duke shfaqur një talent që u spikat menjëherë nga specialistët e fushës. Karriera e tij nisi që nga mosha 11- vjeçare, kur grupi i krijuar me pjesëtarë të famijes së tij "Jackson 5" publikoi këngën e parë në tregun muzikor. Ndërkaq karrierën solo ai e nisi që në adoleshencë, por suksesin e pati sidomos në vitet '80. Albumi i tij i vitit 1982 Thriller, mbetet albumi më i shitur në botë i të gjitha kohërave. Ai u dallua për interpretime në muzikën soul, funk dhe rock, ai do të mbahet mend për talentin e tij si kërcimtar dhe për stilin e tij origjinal. Te gjitha këto e shndërruan Michael Jacskon-in në një emblemë mbarëbotërore. Por suksesi i tij u venit nga shumë çështje që prekën jetën e tij private. Imazhi i tij u godit rëndë katër vjet më parë, kur ai u akuzua për pedofili , për abuzim me fëmijët, edhe pse më pas ai u shpall i pafajshëm. Michael Jackson u martua dy herë dhe ka tre fëmijë. Bashkëpunëtorët e Michael Jackson thanë se shkak i "infarktit në zemër" mund të ketë qenë mbingarkesa fizike dhe psiqike, përkatësisht përgatitjet për kthimin e madh në skenën muzikore. Ylli i muzikës që nuk kishte organizuar një koncert që prej 12 vjetësh, po përgatitej për një koncert në Londër nga mesi i korrikut. Padyshim që kjo ngjarje e hudhur ka qene përgjatë orëve të fundit në faqet e para të shtypit të shkruar, lajmi i parë për edicionet informative, ndërsa çdokush ka risjellë në kujtesë imazhin, karrierën dhe ngjarjet që dominuan në jetën e tij. Lançimi i albumit "Thriller", ishte arritja më e madhe e tij në karrierë, pasi ky album mban rekordin për numrin më të madh të shitjeve në të gjitha kohërat. Ndërkohë hitet e tij muzikore si "Billie Jean" dhe "Beat It" bënë që Mbreti i muzikës pop të pëlqehet nga miliona fansa anembanë botës, madje shumë prej tyre imituan dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe në ditët e sotme në pistat e vallëzimit. Gruaja e parë e legjendës së muzikës ishte vajza e Elvis Presleyt, Lisa Marie Presley, me të cilën u martua në vitin 1994, ndërsa martesa e tyre zgjati vetëm dy vite. Më vonë, ai u martua me australianen Debbie Rowe, me të cilën ka dy fëmijë, Prince dhe Paris. Ndërsa fëmija i tretë, Prince Michael II-të, erdhi në jetë nga një tjetër nënë, për të cilën nuk ka të dhëna. Vitet e fundit Jackson ka pasur probleme serioze financiare, ndërsa qarkulluan zëra se ai kishte një borxh prej rreth 500 milionë dollarësh. Sipas burimeve mediatike, një pjesë të madhe të kësaj shume, këngëtari shpresonte ta shlyente me koncertet e paralajmëruara që do të zhvilloheshin në Londër në muajin korrik.
Drama e tij nisi të enjten pak pas mesditës , sipas orës së Los Angeles-it, me një telefonatë të bërë nga vila e këngëtarit, në lagjen Holmby Hills. Trupi i Michael Jackson, u transferua më pas me helikopter nga qendra spitalore UCLA, vendi ku këngëtari humbi edhe jetën. Transportimi i tij nga ajri është transmetuar "live" nga televizionet amerikane. Ndërkaq policia e Los Angeles-it ka nisur një hetim për vdekjen e Michael Jackson, edhe pse ndoshta për momentin asgjë nuk të bën të mendosh se bëhet fjalë për ndonjë komponent kriminal. Hetimi është ndërmarrë nga skuadra e vrasjeve në Los Angeles.
Agjentët po bisedojnë me familjarët dhe të afërmit, miqte e kolegët për të kuptuar më mirë se cilat ishin rrethanat që çuan në vdekjen e tij. Njëri nga agjentët, Gregg Strenk, sqaron se Michael Jackson ishte një personazh i njohur, dhe ky fakt shpjegon edhe ndërhyrjen e skuadrës së krimeve.
Këngëtari lindi në Gary të Indianas, dhe ishte i biri i Joseph dhe Katherine Jackson. Ai ishte i shtati nga nëntë fëmijët e çiftit.
Karriera e tij filloi që në moshë të re si pjesë e " The Jackson 5 (five)", një grup i përbërë nga Jackson dhe vëllezërit e tij Jackie, Tito, Jermaine dhe Marlon. " Jackson 5" ishte një fenomen global dhe prodhoi këngë hite si "ABC" apo "I'll Be There,", një këngë që më vonë do ta riprodhonte Mariah Carey në vitet '90.
Në vitin 1971 Jackson filloi karrierën e tij solo me "Got to Be There" e cila ishte pjesë e 5 hiteve më të mira.
Karriera e Jackson pësoi rritje në vitet 1980 kur ai u bë një figurë dominuese në muzikën më të preferuar të kohës. Disa nga albumet e tij u shndërruan në albumet më të shitura botërore si: "Off the Ëall" (1979), "Thriller" (1982), "Bad" (1987) dhe "Dangerous" në vitin 1991.
Përsa i përket jetës personale të yllit, ai ishte fillimisht i martuar me vajzën e Elvis Presley, Lisa Marie Presley, në një lidhje bashkëshortore që zgjati më pak se 2 vjet. Çifti u martua në maj të 1994 dhe Presley kërkoi divorcin në janar të 1996.
Vetëm 10 muaj më vonë, në nëntor të 1996, Jackson u martua për herë të dytë me Deborah Roëe. Kjo martesë përfundoi me një tjetër divorc në 1999.
Në shkurt të 2008 Jackson lancoi në treg albumin e tij të fundit " Thriller 25", me rastin e 25 vjetorit të publikimit të " Thriller", i cili u prit me një sukses të jashtëzakonshëm duke iu referuar numrit të kopjeve të shitura.
Michael Jackson ishte një nga legjendat më të mëdha muzikore të të gjitha kohërave me një shitje rekord albumesh me vlerë rreth 750 milionë dollarë dhe fitues i 13 çmimeve " Grammy".