Avokati: Jackson mund të ketë abuzuar me ilaçet

Është ndarë nga jeta ylli i muzikës pop, njeriu që në 40 vjet shiti 750 milionë disqe me këngët e tij aq të preferuara. Mbreti i muzikës pop, për shkak të një krize kardiorespiratore, vdiq papritmas duke tronditur botën muzikore, por jo vetem. Për vdekjen e tij ka nisur ndërkaq hetimi i skuadrës së krimit, dhe kjo shpjegohet me faktin se Michael Jackson ishte një personazh shumëi famshëm. Gjithashtu të gjithë janë në pritje të autopsisë. E përditshmja angleze "The Times" lancon një hipoteze ndërsa thotë: " Ndoshta mund të ketë vdekur si pasojë e përdorimit të tepruar të qetësuesve, që i konsumonte nga stresi i koncerteve të parashikuara të zhvillohesin në Londër". Ndërkaq avokati dhe zëdhënësi i familjes së Michael Jackson, Brian Oxman, ka deklaruar se popstari mund të ketë abuzuar me medikamenetet faramceutike në prag të koncerteve të tij. Oxman shpjegoi për CNN se Michael po kurohej nga dhembjet që i ishin shkaktuar nga një reneë e vjetër gjatë një koncerti. Rrëzimi i kishte shkaktuar fraktura në krah dhe probleme në vertebër. Sipas bashkëpunëtorëve më të afërt, Michael Jackson gjendej përpara një presioni të madh duke qenë se nuk ishte ngjitur në skenë prej më shumë se një dekade dhe për këtë arsye ishte nën efektin e qetësuesve. Duheshin vetëm dy javë që të startonte turneu muzikor i Jackson-it në Londër, por fansat e shumtë tashmë nuk do të mund ta shohin atë të ngjitët në skenë. Gazeta britanike "The times" shkruan se këngetari kishte humbur ndjenjat pas injektimit të Dimerolit, një qetësues i fuqishëm dhe i ngjashëm me morfinën dhe që në disa rastë mund të provokojë edhe infarkt në zemër. Ndërkaq ish menaxheri i Jackson, Tarak Ben Ammar, ka akzuar mjeket duke i quajtur ata sharlatanë dhe tha se ata e kishin dendur me ilaçe.