Specialistët: Burimi i Ujit të Ftohtë i ndotur, qytetarët të mos e konsumojnë
VLORE- Burimi pranë tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë ku qindra banorë mbushin çdo ditë ujë për konsum familjar, ka shkallë të lartë ndotjeje bakteriologjike.
Alarmi vjen nga Specialistët e Higjienës në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Vlorë, të cilët e kanë konstatuar këtë fakt gjatë një studimi. Ata sugjerojnë që, ky ujë të mos konsumohet nga popullsia, për shkak se mund të shndërrohet në një burim sëmundjesh të ndryshme infektive.
Kreu i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Leonard Sinani, sqaron se kjo gjendje është e mbartur nga vitet paraardhëse dhe është pasojë e ndërtimeve pa leje në këtë zonë. Ndërkaq, banorët çdo ditë shkojnë në burimet natyrale të Vlorës për të mbushur ujë, pasi kanë frikë ta konsumojnë ujin e çezmave për të pirë, megjithëse Ndërmarrja e Ujësjellësit Vlorë jep garanci për pastërtinë dhe klorifikimin e ujit.
(m.a/GSH/BalkanWeb)