Vrasja e kineastit, vëllai: Arma e krimit, si ato që përdor SHIK-u
TIRANE- "E ka vrarë vëllain tim me gjakftohtësi. Ai e ka planifikuar çdo gjë". Kështu e nis bisedën vëllai i producentit të filmave shqiptarë, i cili u vra dy muaj më parë në kryeqytet. Agim Barçi, rrëfen për "Gazetën Shqiptare" momentin kur atë e lajmëruan për plagosjen e të vëllait deri në momentin kur Bujari ndërroi jetë. Ai nuk pranon që vëllai i tij të ketë pasur para borxh ndaj autorit të ngjarjes, duke hedhur poshtë versionin se Bujar Barçi u ekzekutua për shkak të një borxhi të vjetër, ashtu siç është pohuar deri më sot. "Vëllai im nuk i ka pasur borxhe njeriu, por edhe nëse i ka pasur, gjërat nuk duhej të kishin arritur deri këtu", - pohon Agimi. "Unë di që Bujari i kishte dhënë një pronë me qira në zonën e Kasharit autorit të ngjarjes, që siç më kishte thënë Bujari, ai ia kishte shitur, dhe në momentin që Bujari i ka kërkuar shpjegime, ai e ka qëlluar", - pohon shoku i fëmijërisë së producentit të filmave shqiptarë. Nga ana tjetër, familjarët e tij nuk e pohojnë këtë histori, duke i kërkuar drejtësisë shqiptare që të japë dënimin maksimal për autorin e ngjarjes, Halit Shahinin.
Si e morët vesh për vëllain tuaj?
Unë isha në punë kur më morën në telefon dhe më thanë që vëllain tim e kishin çuar në shtëpi katër shokë se nuk ishte mirë. Më thanë që kishte pirë, se nuk e dinin që atë e kishin qëlluar. "Nëse nuk është mirë, çojeni në spital" u thashë. E çuam tek "Nënë Tereza" dhe aty na thanë se çfarë kishte ai. Mjekët na thanë që Bujarit i kishte ngelur një plumb në kokë dhe se duhej ta çonim në Spitalin Ushtarak. E çuam atje, pastaj në një spital privat, dhe pas tetë ditëve Bujari ndërroi jetë.
Po si ka mundësi që ju nuk e patë plumbin në kokën e tij; Bujari, nuk ishte i gjakosur?
Nuk e pamë, sepse ishte qëlluar me një pistoletëthikë, pistoletë e vogël, si nga ato që mbajnë ata të SHIK-ut, pistoletë që kishte bërë vetëm një vrimë të vogël, dhe s'e kuptuam.
E njihnit personin që qëlloi mbi vëllain tuaj?
E dinim që vëllai im e kishte takuar disa herë autorin e ngjarjes. Madje, edhe një ditë para se të ndodhte ngjarja, Halit Shahini ka ardhur në shtëpinë tonë, ka takuar nënën dhe ka kërkuar që të takojë Bujarin. Nuk e ka gjetur në shtëpi dhe ka shkuar tek dyqani ku ndodhej Bujari. Ai ka shkuar me mendje të ftohtë për ta vrarë, sepse vrasja është bërë nga afër, dhe e ka qëlluar mbrapa veshit.
Thuhet se vëllai juaj i ka pasur një borxh të vjetër autorit të ngjarjes; juve, keni qenë në dijeni të një borxhi të tillë?
Një shoku i fëmijërisë së vëllait tim ka dëshmuar në polici se Bujari i ka pasur një shumë parash borxh, prej 100 mijë dollarësh këtij Halitit, por që ia ka shlyer, para 10 vitesh. Mesa di unë, vëllai im nuk i ka pasur borxh njeriu, sepse ai punonte dhe nuk ishte në gjendje të keqe ekonomike. Por, edhe sikur të kishte pasur borxh, nuk duhej të arrinte puna deri këtu, ka mënyra të tjera për t'i zgjidhur këto punë.
Po nëse nuk ka pasur borxhe, pse duhej ta vriste vëllain tuaj Halit Shahini?
Mua më kanë thënë edhe njerëz të tjerë, që ky autori i ngjarjes, meqë i kishte krahët të ngrohtë se ka qenë ish-truprojë e një ish-ministri, Luan Hajdaragës, shpesh i kërcënonte njerëzit, duke u kërkuar para borxh në formën e një gjobe. Dhe them se, edhe atë ditë ai ka shkuar tek dyqani, e ka takuar vëllain tim dhe i ka kërkuar lekë borxh. Ai ndoshta nuk ka pranuar që t'ia japë dhe në këtë moment ai e ka goditur. Unë them që e ka bërë me gjakftohtësi krimin, se unë para se të ndodhte vrasja kam kaluar me makinë para dyqanit; ai i ka vështruar të gjitha lëvizjet dhe ka shkuar e ka qëlluar në kokë. Pas vrasjes, autori ka shkuar të shikojë ndeshjen.
FLET MOTRA E VIKTIMES
Një nga personat me të cilët Bujari ka pasur më shumë lidhje dhe komunikim, ka qenë motra e tij, Myzejem Myftari, e cila rrëfen për "Gazetën Shqiptare" projektet e vëllait të saj.
Kur ka ndodhur ngjarja?
Ka ndodhur në 12 shkurt, rreth orës 18:00.
Kishte shenja në fytyrë vëllai juaj kur e keni parë?
Po, ka pasur në njërën anë të fytyrës, sepse autori, para se ta qëllonte me pistoletë, fillimisht e ka qëlluar me grushte. Unë i kërkoj drejtësisë shqiptare që ai të dënohet maksimalisht. Le të vuajnë nëna dhe motra e tij kështu siç po vuajmë edhe ne.
Bujari ka qenë producent filmash; a kishte folur së fundmi për ndonjë projekt filmi?
Ne kishim diskutuar bashkë për një projekt filmi, bashkëpunim shqiptaro-rumun, por që vdekja e tij na i ndërpreu planet në mes. Ai nuk arriti dot ta realizonte këtë plan.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)