E Shtunë, 31 Tetor 2026

I egër ka qenë komunizmi, e egër është edhe demokracia që kërkon ta zhbëjë (FOTO)

muze-1—–Nga Anisa Ymeri—- 

Tiranë- Shqipëria shenjohet në hartën e historiografisë botërore si vendi më i izoluar për gati gjysmë shekulli të regjimit komunistnjë regjim i cili mbart sot gjithfarë epitetesh të meritura e të pamerituara. Ai regjim qe i egër dhe i pamëshirshëm thonë syresh, e pakkush e kundërshton këtë fakt. Andaj edhe pas kapërcyellit të vitit 1990, kur muret e komunizmit ranë edhe në vendin tonë, qenë jo pak vizitorët e huaj që rendën ta prekin këtë vend. Ata që nxituan e erdhën në nisje të viteve 90-të, mundën të prekin Shqipërinë e asokohe, të sapo dalë nga ai regjim, mundën të shihnin një vend të parapambetur, shtetasit e të cilit po nxitonin çdo ditë të shkatërronin gjithçka të ndërtuar në këtë gjysmë shekulli. Shkatërruan uzina, fabrika, hekurudha, godina shtetërore e çtj zinte dora e ctjua merrte mendja. Zhbënë çmundën ndër vite por në nisje menduan të zhduknin gjithçka kishte lidhje me komunizmin në Muzeu Historik Kombëtar. Fakt i pamohueshëm është se ai muze u konceptua sipas ideologjisë së atij regjimi. Kishte aty shumë objekte e dëshmi, arritje nga teknologjia e deri te mënyra e jetesëspor fill pas rrëzimit të komunizmit, tani në atë muze nuk është më asgjë që ka lidhje me këtë regjim. Sot, ky muze i ndërtuar gjatë regjmimit komunist në Shqipëri, nuk mbart më asnjë prej këtyre objekteve. Me nxitim u përzunë nga linja ekspozicionale e përfunduan diku depove. Diç munde të ketë mbetur ende nëpër depo e bodrume por pjesa më e madhe e objekteve, nuk janë më.

Fakti është në Shqipërinë ish-komuniste, në Muzeun e saj Kombëtar, vizitorët nuk mund të prekin thuajse asgjë për regjimin totalitar, ca më pak për diktatorin Hoxha. Në muze ndeshemi me kujtesë që fle. Krejt e kundërta e asaj që ndodh në vende të tjera të Evropës apo botës që janë përballur me kësi epokash historike e me kësi regjimesh. E egër dhe e pamëshirshme qe diktatura komuniste në Shqipëri, siç nuk qe asnjë diktaturë në Evropën ish-komuniste. Por duket se e egër njësoj është edhe demokracia që pamëshirshëm rreket të zhbëjë çdo gjurmë. Pyetja është: Çpo bëjmë ne dot? Si po i qasemi kësaj periudhe gjysme shekullore të historisë së shqiptarëve. Historiani Pëllumb Xhufi na tregon se si ndjehet përballë kolegëve të huaj që shkelin muzeun tonë. Shpesh nënqeshin-tregon Xhufi. Disa prej tyre as që ngurrojnë të thonë se kjo mungesë gjysmë shekullore në muze është infantile, apo fëmijërore.

Institucionalisht apo zyrtarisht, kjo është arsyeja pse në Muzeun Historik Kombëtar nuk ka një pavion për të dëshmuar gati gjysmë shekulli histori të vendit apo epoka komuniste e Shqipërisë. Është një periudhë për të cilën historianët nuk bien dakord, kanë ndasi të mëdha andaj edhe ka qenë e vështirë për ti bërë bashkë për realizimin e këtij pavioni-pohon drejtori i MHK-së, historian Luan Malltezi.

Mirëpo a nuk është handikap që në Muzeun tonë Kombëtar të ketë një pavion të gjenocidit komunist, një pavion i bërë me nxitim ku gjenden të varura lista të gjata, ku janë të sigluar emrat e atyre që janë vrarë, pushkatuar, kanë vuajtur e janë përndjekurpor pa pasur një pavion që më parë të na rrëfejë çka qenë komunizmi në Shqipëri. Thuajse asgjë nuk prek për diktaturën e cilësuar si më e egra dhe më ethshmja e Evropës Lindore. Historianët ndahen. Prof. Malltezi thotë se për këtë pavion nuk kishte ndasi, të gjithë janë dakord për atë që ka bërë regjimi komunist dhe viktimat e të përndjekurit që ka lënë pas. Ndërsa Prof.Xhufi thotë se kjo është e pafalshme dhe larg atij që duhet të jetë objektiviteti me të cilin ne.

Mirëpo kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Studiuesi e muzeologu Miokom Zeqo, ish-drejtor i Muzeut Historik Kombëtar ngre një tjetër alarm veç këtij absurdi. Edhe nëse një ditë (e afërt apo e largët qoftë) do të ketë vullnet politik për ta bërë këtë pavion, duket se do të jetë një mision më shumë se sa i vështirë, do të jetë mision gati-gati i pamundur. Alarmi është i prekshëm: nuk ka më objekte! Fill pas kapërcyellit të vitit 1990 u hoqën nga muzeu të gjitha objektet e atij pavioni tejet të ideologjizuar. Disa kanë përfunduar depove, të tjera u trajtuan si objekte pa vlerë dhe sdihet se ku kanë përfunduar. Rezultati është që ato objekte nuk janë më, ska më as vazo me sheqerin e parë të prodhuar në vend, as makete, as projekte të ndërtimit të Kinostudios apo vet muzeut. Asgjë nuk ka mbetur-thekson muzelogu Zeqo. A nuk janë këto dëshmi të faktit se vala shkatërruese e gjithçkaje gjatë periudhës së diktaturës, do të peshojë rëndë në brezat që do të vijnëtë cilët vetëm do të dëgjojnë e lexojnë për atë regjim, por pak gjasa ka të shohin dëshmi të atij regjimidëshmi të dy anëve të medaljes së tij. Anën e egër për të cilën aq shumë flitet por pak dëshmohet pasi edhe ato objekte janë zhbërë, dhe një tjetër anë, atë të Shqipërisë që mendoi që shqiptarët duhet të shkonin në shkollë, të merrnin zanate, të ishin të punësuar, të kishin familje, pse jo edhe të dëfrenin.

Shqipëria shenjohet në hartën e historiografisë botërore si vendi më i izoluar

Shqipëria shenjohet në hartën e historiografisë botërore si vendi më i izoluar ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›