Specialistet keshillojne kryerjen e studimeve para germimit ne puse
Specialistet qe merren me studimin e shtresave te tokes i keshillojne qytetaret qe te kryejne nje studim para se te ndermarrin hapjen e puseve. Hapja e puseve nga qytetaret apo nga firmat e ndertimit per te siguruar uje ne banesa pa kryer nje studim me pare mund te vere ne rrezik jeten e tyre.
Dy dite me pare dy persona humben jeten ndersa po pastronin nje pus. Specialistet thone se ngjarja mund te jete shkaktuar nga permbajtja e dyoksidit te karbonit apo monoksidit. Sipas tyre tragjedi te tilla mund te shmangen me studime paraprake apo dhe me disa keshilla te thjeshta qe ata u rekomandojne qytetareve qe ti ndjekin. Kur qytetaret mundohen te hapin me mjete rrethanore puse te tilla per te siguruar uje gjeja e pare qe specialistet keshillojne eshte mbajtja e nje ventilatori shume te thjeshte afer ballit te pusit sepse ai qarkullon ajrin dhe pasuron frontin e punes me nje sasi oksigjeni te madh. Ne kete menyre mundesia per te ndodhur nje tragjedi eshte shume e vogel.
Ne zona te ndryshme te Tiranes uji sigurohet kryesisht nepermjet puseve. Behet fjale per zonat ne periferi ku rrjeti i ujesjellesit nuk eshte shtrire ende. Por krahas rrezikut qe mund te shkaktoje hapja e tyre pa nje studim te mirefillte sipas specialisteve te Shendetesise uji i tyre eshte i rrezikshem edhe per tu konsumuar. Here pas here drejtuesit e Shendetit Publik u kane bere thirrje qytetareve te mos konsumojne uje nga puset pasi ai ka rezultuar jashte kushteve higjieno-sanitare.
4 Shtator 2010