E Diel, 1 Nëntor 2026

Stalking nje ligj per te shpetuar nenat vajzat

Nuk ka besuar deri ne fund se ccedilrsquotragjedi po i ndodhte. Nje vajze 20 vjeccedil ka me te forta endrrat per te ardhmen se friken nga vdekja. Por persekutori i saj ai qe prej kohesh pretendonte ti merrte me force dashurine ishte armatosur e kishte menduar me pare kete here nese nuk do ta nenshtronte do ja numeronte ne lule te ballit. Dhe keshtu vdiq Gerta Bahja ne klasen ku perdite kishte enderruar se ccedilfare do te bente ne te ardhmen ndoshta po enderronte dhe ato pak ccedilaste para se te hynte vrasesi Endrit Llambraj.
Realiteti letersia jane plot me ngjarje e personazhe viktima te nje dashurie fatale por stalker-i termi anglez i fjales ndjekes persekutor jo ne ccedildo shtet denohet. Ne Shqiperi akoma jo. Nuk ka nje ligj qe te vere direkt para pergjegjesise penale nje njeri qe ben presion te vazhdueshem per shkaqe nga me te ndryshmet ndaj nje personi. Stalker nuk mund te jete vetem i dashuri ish- i dashuri apo ish-bashkeshorti stalker mund te jete dhe nje koleg nje komshi nje familjar nje shok mund te ndodhe te jete dhe nje grua. Ccedildokush qe persekuton vazhdimisht nje person me sms mail apo fjale. Fundi tragjik i maturantes nga Elbasani mund te ishte shmangur me nje ligj te mire qe do te mund te denonte deri ne 4 vjet burg persekutorin e saj por mbi te gjitha me nje sensibilizim per kete problem te madh e shpesh te fshehte tek ne.
Deshmite e para te kesaj ngjarjeje te ccedilmendur vijne nga ata qe njihnin Gerta Bajen Ajo nuk ishte e dashuruar me te nuk i interesonte ishte e fejuar nuk i pergjigjej telefonatave sms-ve insistimit te Endrit Llambrajt per ta takuar. Ky eshte stalkeri i vertete. Shpesh jane njerez me probleme psikike qe nuk e njohin refuzimin por ne Shqiperi hyjne dhe te tjere faktore qe e bejne shpesh stalkerin dhe me te ashper edhe me te fshehte apo dhe te justifikuar nga nje mentalitet i prapambetur qe shenjon gruan si fajtore.
Vrasjet jane ngjarjet me te renda por ne te perditshmen shqiptare persekutimet qe u behen vajzave dhe nenave jane te panumerta. Mund te jene sms te vazhdueshme nga kolege punedhenes ish-bashkeshorte qe nuk pranojne apo durojne divorcet. Edhe ne vende te perparuar si Italia nje ligj kunder persekutimit nuk ekzistonte deri nje vit me pare nuk kishte mundesi ligjore te ndalohej nje persekutor ligji vepronte vetem kur kishte veper penale me deme fizike te personit gra e vajza ne shumicen e rasteve. Ne fakt dhe ne kete vend fqinj sensibilizimi u arrit pas disa vrasjeve te paralajmeruara te vajzave qe persekutoheshin nga ish-te fejuar. Per shembull edhe nje show girl e njohur edhe per publikun shqiptar Michelle Hunziker per disa vite rresht eshte persekutuar nga 3 persona njeri prej te cileve ishte i bindur se ishte babai i vajzes se Hunziker ndjekje telefonata mail kercenime per vrasje dhe vetem me aprovimin e ligjit nje vit me pare arriti te lirohej nga persekutimet edhe pse shprehet ende e frikesuar. Une mund te paguaj truproja te me ruajne - shprehet artistja nismetare e aprovimit te ketij ligji - e megjithate vazhdoj te jem e frikesuar por mendoj qindra e mijera vajza qe jetojne ne ccedildo ccedilast ne terrorin e persekutoreve.
Nuk duhet te krijojme iluzionin se nje ligj mund te zgjidhe gjithccedilka por nje fillim ligjor duhet edhe ne Shqiperi per kete dhe mendoj se politika shqiptare do ta marre parasysh kete propozim te Gazetes Shqiptare. Te pakten mes atyre mijera personave qe ne kete moment vazhdojne kercenimet ndjekjet persekutimet neser disa prej tyre te stepen nga ekzistenca e ligjit.
GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›